Futboll Sport

SAKRIFICA PËR TË ARRITUR OBJEKTIVAT/ Salah zbulon njeriun që nuk e lejoi të dorëzohej…

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah nuk harron të nderojë publikisht njeriun që i diktoi atij rrugëtimin drejt realizimit si një futbollist profesionist, duke i mësuar vlerat e sakrificës për të arritur objektivat, babain e tij. Babai i futbollistit të përfaqësueses egjiptiane është një prej tifozëve më të zjarrtë të Liverpool dhe 26-vjeçari nuk ka harruar për asnjë moment rrënjët e tij në fshatin e Nagrig. Salah që shënoi 44 gola në sezonin e tij të parë në “Anfield” ka regjistruar deri tani 13 gola në këtë sezon të ri, deklaroi për ‘GQ Middle East’: “Unë ankohesha se nuk doja të udhëtoja katër orë për në stërvitje. Por ai qëndronte përkrah meje dhe më thonte se të gjithë futbollistët e mëdhenj kalonin përmes kësaj vështirësie. Çmimi për atë ishte shumë i lartë dhe unë nuk do ta harroj kurrë rolin që luajti ai në karrierën time”.

Salah, i cili e nisi karrierën e tij me El Mokawloon në qytetin Nasr të Kairos, përpara se të transferohej në Europë për aventurat te Basel, Chelsea, Fiorentina, Roma dhe tani te Liverpool, rrëfeu gjithashtu se ishte i vendosur të bëhej futbollist profesionist që kur nënshkroi kontratën e tij të parë si adoleshent. “Në atë periudhë, vendosa se duhej të bëhesha me çdo kusht futbollist profesionist. Ishte një shans që nuk do ta shpërdoroja. Ai ishte një nga vendimet e para të mia të mëdha: mos e lër të të rrëshkasë nga duart”, tregoi Salah.

Related posts

BENEVENTO-MILAN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren e parë për 2021 dhe për të vazhduar në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“ÇMENDEN” tifozët e INTERIT/ JUVENTUSI pranë firmës me lojtarin zikaltër

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Sfidat e para, Ajaksi pranë golit, CSKA kalon në avantazh

Isa.Autor

Leave a Comment