Futboll Sport

Goditje e rëndë për Partizanin, sulmuesi brazilian jashtë fushave për 6 muaj

Lukas Cardozo, sulmuesi i marrë nga Partizani në merkaton e janarit, do t’u mungojë të kuqve për sprintin final të sezonit dhe me shumë mundësi edhe 2 muajt e parë të kampionatit të ardhshëm.

 

24-vjeçari u larguar i dëmtuar në minutat e para të ndeshjes që Partizani luajti të hënën kundër Skënderbeut. Fiilimisht ai provoi të qëndronte ne fushë por më pas u detyrua të largohej me barrelë.

 

Vizitat mjekësore konfirmuan dëmtimin e rëndë në ligamentin e gjurit dhe faktin që lojtari po mendon ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Madje, në bisedat me drejtuesit e klubit dhe me stafin mjekësor, Lucas Cordozo i ka bërë të ditur se dëshiron që operacionin ta bëjë jashtë Shqipërisë, i asistuar nga menaxheri i tij.

Dëmtimi i brazilianit është i ngjashëm me atë të mbrojtësit Arbnor Fejzullahi, që u dëmtua në fillim të tetorit të kaluar dhe vetëm prej pak javësh është rikuperuar plotësisht, duke u stërvitur me skuadrën, edhe pse trajneri Dalipi ka vendosur që ende të mos e aktivizojë në ndeshjet e Partizanit.

Një humbje e madhe për të kuqtë, duke nisur nga fakti që në gjashtë javët e mbetura të kampionatit, skuadra e Klevis Dalipit synon ta mbyllë mes tre të parave, për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League, pa pritur verdiktin e finales së Kupës.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Conte vjen në Manchester me 5 lojtarë të… Interit

Delo.autor

Rënia e Perandorit, problemi misterioz e shtron në spital

Sadik.Autor

Dy djemtë e Leo Messit e “djegin” me tifozllëk për Argjentinën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment