Europa League Futboll Sport

Marseille-Salzburg, formacionet zyrtare

Marseille dhe Salzburg do të sfidohen për një vend në finalen e Europa League pasi janë ndeshur për herë të parë në historinë e tyre në fazën me grupe të këtij edicioni.

Austriakët kanë arritur të marrin katër pikë nga dy ndeshjet e luajtura kundër francezëve në grupe. Ata fituan 1-0 në shtëpi dhe morën një barazim pa gola në “Velodrome”.

Salzburg e mbylli grupin në vendin e parë, ndërsa Marseille doli në vendin e dytë, katër pikë larg vendit të parë. Ndërkohë, të dy këto skuadra kanë bërë disa përmbysje të jashtëzakonshme në çerekfinale.

Marseille fitoi 5-2 në shtëpi kundër Leipzig, që i kishte mundur francezët 1-0 në ndeshjen e parë. Salzburg, nga ana tjetër, ka eliminuar Lazio-n falë një fitoreje 4-1 në shtëpipasi kishte humbur 4-2 ndeshjen e parë.

Marseille (4-2-3-1): Pelé; Sarr, Rolando, Rami, Amavi; Gustavo, Lopez; Thauvin, Payet, Ocampos; Mitroglou. 

Trajner: Garcia

Salzburg (4-4-2): Walke; Lainer, Ramalho, Caleta-Car, Ulmer; Berisha, Schlager, Samassekou, Haidara; Dabbur, Hee-Chan Hwang.

Trajner:Rose

Related posts

Nëse ndodh kjo,Juventusi shpallet kampion i Seria A

Sadik.Autor

ALARM PËR BOMBË/ Messi përjeton tmerrin në aeroport, fluturimi vonohet me dy orë

Delo.autor

HAP ARKAT PËR PËRFORCIMET NË VERË/ Atletico gati oferta 100 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment