Futboll

Golat më të bukur me roveshatë në historinë e futbollit, në mes tyre edhe një shqiptar

Shaqiri, Messi, Ronaldo – shumë futbollistë kanë shënuar gol me roveshatë, por cili është më i bukur?

Pioneri i kësaj akrobacie në fushën e lojës ka qenë braziliani Leonidas, në vitin 1932. Duhet thënë që nuk është nevoja të jesh futbollist klasi për ta bërë, thjesht duhet të gjesh momentin e caktuar dhe të kesh pak fat.

Cristiano Ronaldo shënoi për herë të parë në karrierë me gërshërë në ndeshjen që Real Madridi fitoi 3-0 ndaj Juventusit.

Një gol që ka hyrë në histori tashmë, por le të shohim se kush janë futbollistët e tjerë që kanë lënë gjurmë me roveshatat e tyre.

Në mesin e shyumë yjeve është edhe shqiptari, Xherdan Shaqiri, për golin e barazimit 1-1 ndaj Polonisë në Evropianin e vitit 2016.

Pele – Me Santosin ka shënuar disa herë me roveshatë

Cristiano Ronaldo – goli fantastik kundër Juventusit sezoni 2017/18

Marco van Basten – Gol fantastik kundër Den Bosch në sezonin 1985-1986

Hugo Sanchez – Specialist roveshatash. Në foto, goli kundër Logronesit në sezonin 1987-1988

Ronaldinho – I shënon Villarrealit me roveshatë në sezonin 2006-2007

Sergio Ramos – Shënon me roveshatë ndaj Barcelonës në sezonin 2006-2007

Mauricio Pinilla – Sulmuesi i Atalantës shënoi ndaj Sassuolos me roveshatë spektakolare

Leo Messi – Roveshatë në ndeshjen kundër Al Sadd, në Botërorin e Klubeve (2011)

Zlatan Ibrahimovic – Roveshatë nga 40 metra në miqësoren ndaj Anglisë (Nëntor 2012)

Antoine Griezmann – Shënon me roveshatë ndaj Deportivos në sezonin 2014-2015

Wayne Rooney – Shënon kështu ndaj Manchester City në sezonin 2010-2011

David Silva – Veprim akrobatik kundër Wigan (2012-2013)

Clint Dempsey – Godet me roveshatë në ndeshjen ndaj Kolumbisë, në Kupën e Amerikës 2016

Aritz Aduriz – Godet me roveshatë në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, në Evropianin e vitit 2016

Xherdan Shaqiri – Shënon golin e barazimit 1-1 ndaj Polonisë, në Evropianin e vitit 2016

Related posts

SULMUESI I MILANIT ME ZEMËR TË MADHE/ Bën gjestin e veçantë para derbit me Interin

Delo.autor

Zvicra shkatërron Panamanë shënojn Xhemajli dhe Xhaka

Sadik.Autor

PËRFUNDON ECURIA PREJ 4 FITORESH E LAÇIT/ Partizani mposht kurbinasit dhe shkëputet nga Kukësi

Delo.autor

Leave a Comment