Futboll

Franck Ribery drejt fundit të aventurës bavareze/ Francezi do të transferohet në Arabinë Saudite

Duket se është përcaktuar e ardhmja e Franck Ribery. Prej kohësh në shtëpinë e bavarezëve diskutohet për atë dhe Arjen Robben, të cilët janë drejt skadimit të kontratës së tyre me gjigandët gjerman. Pak ditë më parë ishte vet shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge ai që pohoi se bisedimet për rinovimin e kontratës me francezin do të nisnin në muajin Prill.

Sipas drejtuesit 62-vjeçar gjithçka do të varej edhe nga performanca e sulmuesit gjatë kësaj kohe. Nëse ato të ishin të mira, atëherë shoqëria do t’ia rinovonte edhe me 1 vit marrëveshjen, dhe e anasjellta.

Por raportimet më të fundit janë befasuese, të cilat shkruajnë se Ribery duke nisur që nga sezoni i ardhshëm do të transferohet në Arabinë Saudite, duke veshur fanellën e Al-Ittihad, skuadër që drejtohet nga Jose Luis Sierra.

Në fakt këto nuk janë ofertat e vetme në drejtim të lojtarit që prej pak kohësh mbushi 35-vjeç. Në tryezën e kampionëve të Gjermanisë kishin ardhur oferta edhe nga Kina, nje destinacion ky jo i preferueshëm për Ribery.

Kështu pritet të mbyllet një periudhë shumë e suksesshme për francezin në “Allianz Arena”, që kur u transferua në vitin 2007 te gjermanët nga Marseille.

Ribery me fanellën e Bayern ka fituar pothuajse gjithçka, por kulmi i karrierës padyshim mund të konsiderohet sezoni i vitit 2012-2013 ku skuadra sërish në drejtimin e Jupp Heynckes arriti tripletën e fashme, duke fituar Bundesligën, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë.

Megjithatë duket se edhe këtë sezon, gjermanët kanë shanse të përsëris këtë sukses historik, pasi ekipi është sërish në garë për të tre trofetë.

Kjo nuk është e vetmja çështje që shqetëson Bayern Munich, sepse në Bavari janë në ankth edhe për të ardhmen e Robet Leëandoëksi, që kërkohet nga Reali i Madrdit, edhe pse Rummenigge këmbëngul se asnjë lojtar nuk mund të largohet pa miratimin e shoqërisë gjermane.

Related posts

TË GJITHË KUNDËR/ Ja reagimi qesharak i IBRËS pasi SALAH fitoi çmimin e golit më të mirë (VIDEO)

Isa.Autor

“MLS IS BACK”/ Portland fiton turneun e parë post Covid-19! Arkëtoi mbi 300 mijë dollarë

Delo.autor

GAFA! Shqipëria e Rejës humbet në Izrael dhe dështon në Ligën e Kombeve

F.autor

Leave a Comment