Futboll

Guardiola buzëqesh në Liverpool, Klopp shpreson tek Salah

Manchester City ka zbritur me qetësinë e duhur në Liverpool para takimit që do të luajnë sonte në “Anfield” në kuadër të fazës çerekfinale të Champions League. Yjet e City-t Kevin de Bruyne, Leroy Sane dhe Gabriel Jesus pritet të zhvillojnë një seancë të lehtë stërvitore para startimit të takimit.

Trajneri i tyre, Pep Guardiola është parë i buzëqeshur para kësaj sfide, e cila për të natyrisht do të jetë tejet e vështirë. Megjithatë tekniku spanjoll shpreson që skuadra e tij të ketë të njëjtën formë sikurse në ndeshjen e 9 shtatorit të 2017-ës ku fituan me rezultatin e thellë 5-0 në “Etihad”. E vetmja mungesë me rëndësi për “Qytetarët” do të jetë ylli argjentinas, Sergio Aguero.

Vetë trajneri Guardiol konfirmoi se 29-vjeçari nuk do të luajë për shkak të një problemi të vazhdueshëm me gjurin ndërsa theksoi që do të jetë gati për përballjen e fundjavës ndaj rivalëve të United. City dhe Liverpool janë të vetmet ekipe angleze që kanë arritur në këtë raund të Champions këtë sezon dhe për fatin e tyre të keq shorti i përballi me njëra-tjetrën.

Rivaliteti mes këtyre dy skuadra dhe kualiteti i lojtarëve që kanë do të bëjë që sfida të jetë tejet e fortë. Pavarësisht humbjes 5-0 në “Etihad”, Liverpool i Jurgen Klopp është e vetmja skuadër që ka arritur të mundë mes emocionesh 4-3 skuadrën e Pep në muajin janar.

“The reds” shpresojnë në formën fantastike që po kalon ylli i tyre, Mohmaed Salah për t’a kaluar me sukses këtë raund dhe të shkojnë në gjysmë-finale. Ndeshja do të luhet sonte në orën 20:45 në “Anfield”.

Formacionet e mundshme

LIVERPOOL (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané.

MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Otamendi, Kompany, Danilo; De Bruyne, Gundogan, Silva; Sterling, Gabriel Jesus, Sané.

Related posts

“SHKËMBIMI MES DY SULMEVE”/ Klopp: Cavani, Neymar e Mbappé? Jo, faleminderit!

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Interi gati të transferojë futbollistin e Bayern Munich

Delo.autor

Aubameyang thuasje i Arsenalit, Wenger do ta aktivizojë kundër Swansea-t

Q.Autor

Leave a Comment