Formula 1

Mercedes: Në Bahrein për hakmarrje, por Ferrari është afër

Mercedes përgatitet për garën e Çmimit të Madh të Bahrein, këtë fundjavë, me synimin për t’u hakmarrë pas zhgënjimit dy javë më parë në Australi.

Shefi i makinës gjermane Toto Wolff shpjegon situatën në prag të kësaj gare: “E dimë që ky sezon do të jetë më i vështirë se ai i kaluara dhe gara e parë e konfirmoi këtë gjë. Në Australi bëmë disa gabime dhe nuk morëm atë që pritej.

Na vjen keq që lamë gjithë këto pikë, pasi kishim ritmin për ta fituar garën. Por në Formula 1 çdo gabim ndëshkohet rëndë”, tha Wolff.

Duke folur për garën e radhës, në pistën e Sakhir, Wolff shton: “Edhe kjo fundjavë do të jetë impenjative edhe pse është një garë ndryshe. Një garë në shkretëtirë është e komplikuar, pasi kushtet klimaterike ndryshojnë shpesh.

Është e vështirë të gjesh “set up” e duhur për garën, pasi duhet një makinë e fuqishme në pjesët e drejta të gjata. Në Australi pamë që Ferrari është shumë pranë nesh, ishte e shpejtë, ndaj pres betejë një betejë të fortë”, deklaroi Toto Wolff.

Related posts

SHTOHET PISTA E RE FORMULA 1/ Ndalesa e tretë e për sezonin 2020 do të jetë në… (FOTO)

Delo.autor

Formula 1/ Te Mercedes ka luftë brenda llojit, e konfirmon Bottas

Q.Autor

FORMULA 1/ Ish-piloti Rosberg: Ky është vetëm fillimi i konfliktit Hamilton-Verstappen

Delo.autor

Leave a Comment