Futboll

Guardiola kërkon titullin kundër Unitedit të Mourinhos

Aktualisht me 84 pikë, 16 më shumë se Manchester United, Manchester City ka nevojë vetëm edhe për një fitore për t’u shpallur edhe matematikisht kampion i Anglisë për sezonin 2017/18.

Pep Guardiola bleu disa lojtarë gjatë verës me synimin e vetëm për të arritur të trofeu i Premierligës dhe objektivi është shumë afër realizimit, shkruan Gazeta Express.

Man City aktualisht ka grumbulluar 84 pikë, 16 më shumë se Manchester Unitedi i Jose Mourinhos, rivali më i madh i Pep Guardiolës dhe i nevojitet vetëm edhe një fitore për ta kurorëzuar me trofe një sezon të gjatë dhe të mundimshëm.

Pikërisht kundër Unitedit të Mourinhos, Guardiola ka mundësi edhe matematikisht të fitojë titullin, kur Manchester City t’i presë “Djajtë e Kuq” në “Etihad Stadium” me 7 prill, ndeshje që do të zhvillohet nga ora 18:30. /Gazeta Express/

Related posts

KATAR 2022/ Një autogol ndal Francën, Belgjika fiton me përmbysje Uellsin

Delo.autor

SURPRIZON ME FORMACIONIN/ Veteranë apo të rinj, Trajneri Zidane para dilemës së madhe

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE NË PRAG SFIDËS CHAMPIONS/ Guardiola: Kam ardhur deri këtu për të…

Delo.autor

Leave a Comment