Futboll

Sekretari i FSHF-së e pranon: Gjykata nuk e regjistroi Asamblenë

Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së është përpjekur të sqarojë vendimin e Gjykatës për të mos regjistruar vendimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së.

Sipas Shulkut, nuk ka të bëjë me një vendim për rrëzim të çështjes, por me kthim të akteve për mungesë dokumentacioni.

Gjithsesi, kjo deklaratë pohon se Gjykata nuk e ka regjistruar vendimin e Asamblesë Zgjedhore që zgjodhi Armand Dukën si president të FSHF-së dhe 9 anëtarët e KE-së.

“Pas përfundimit të çdo Asambleje, FSHF çon në Gjykatë të gjithë dosjen për regjistrim.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në përfundim të kësaj asambleje.

Kanë shkuar të gjitha aktet në Gjykatë. Gjyqtarja ka bërë kthim aktesh. Komentet janë bërë në disa media dashakeqëse, sepse nuk është rrëzuar kërkesa, por është një procedurë normale, një kthim aktesh.

Gjyqtarja ka vënë re disa mangesë në dokumetet që ne kemi dërguar. Ne do t’i dërgojmë sërish dhe kjo çështje mbyllet.

Gjyqtarja ka kërkuar që të ketë në dispozicion nga FSHF-ja, disa vendime të asambleve të mëparshme ku ka ndyshuar numri i anëtarëve.

Ka kërkuar disa dokumente të tjera në lidhje me klubet për përfaqësuesit e tyre. Nuk përputhet data e dërgimit me aktet kur janë lëshuar dëshmitë se kush janë pronarët e klubeve në fjalë.

A e cenon legjitimitetin e Asamblesë dhe a do ketë zgjedhje të reja në FSHF? Jo, nuk cenohet legjitimiteti. Vendimet e Asamblesë janë mbyllur, president është zgjedhur Armand Duka dhe gjithashtu janë zgedhur organet drejtuese në FSHF. E thashë që gjyqtarja ka kthyer aktet dhe nuk i ka rrëzuar ato.

Unë po lexoj vendimin e Gjykatës që thotë: “Kthimin e kërkesës së palës dërguese, FSHF-së”. Pra ka kthyer pas kërkesën që ne i kemi bërë.

Nuk ka fjalë që është rrëzuar vendimi. Pra ne do të plotësojmë dokumentet dhe do t’i çojmë prapë për regjistrim”, tha Ilir Shulku.

Related posts

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang kalon “Topçinjtë” në epërsi

Delo.autor

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Marash Kumbulla do të kalojë tek klubi gjigant…

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Modric realist: Barazuam me një gol me fat, ata ishin më të…

Delo.autor

Leave a Comment