Futboll La Liga Sport

Guardiola për Iniestan: Ishte magjik në fushë dhe fitoi gjithçka

Ish trajneri i Barcelonës, që kishte punuar me vite me mesfushorin Andres Iniesta, ka pasur fjalë të mëdha për lojtarin, i cili sot konfirmojë për media se do të tërhiqet nga ky klub pas disa viteve karrierë në të.
E Pep Guardiola ka thënë se për momentin mund të flas 20 minuta për Iniestan, por ja që duhet ta bëj këtë në pak të tillë.

“Andres Iniesta do të thotë shumë për futbollin europian në përgjithësi. Vitet e fudit ai ishte në kulm të futbollit të tij. Ai nuk luante vetëm për veten por ishte një lojtarë ekipor, një profesionist i vërtetë”, ka thënë tani menaxheri i Manchester City.

“Ai me ka ndihmuar edhe mua ta kuptojë futbollin më mirë, krejt këtë duke e shikuar se si luante. Ajo çfarë bënte ai në fushë ishte më shumë se trofetë dhe mbi të gjitha ai gjithmonë sillej si një profesionist i vërtetë”.

“I urojë gjithë të mirat për të ardhmen. Ndoshta një ditë ai do të rikthehet përsëri në Barcelonë, tani duke i ushtruar lojtarët e rinj me gjërat e bukura që ka mësuar gjatë karrierës së tij. Nëse unë kam mësuar duke qëndruar pranë tij, pse mos të mësojë ai të tjerët në atë çfarë ka mësuar për të gjitha këto vite”, tha në fund të kësaj interviste Pep Guardiola.

Related posts

GAFA E PORTIERIT QË E BËRI “VIRALE”/ Në SHBA shënohet “autogoli i shekullit” (VIDEO)

Delo.autor

Arthur Melo i Barcelonës shënon gol të “çmendur”

Sadik.Autor

ARNAUTOVIC PROVOKON SËRISH/ Shikoni çfarë bën ndaj tifozëve të Italisë pas golit të anuluar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment