Futboll Premier League Sport

Guardiola sfidon Mourinho për dy yje të Bundesliga

Weigl vlerësohet maksimalisht nga Pep dhe spanjolli është gati të kënaqë drejtuesit e Dortmund. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se drejtuesit e Barcelonës dhe Bayern Munchen kanë qenë të lidhur me një lëvizje për mesfushorin gjerman, nuk ka garanci se ai do të shkojë në Angli, vetëm nëse gjiganti i Premier League bën një ofertë konkrete dhe të rëndësishme.

Ndërkohë, Pulisic është një nga talentet më premtues në futbollin botëror, me Bayern Munchen që po e monitoron progresin e tij. Ende vetëm 19 vjeç, tashmë ai është cilësuar si lojtari më teknik në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri më tani në këtë sezon 19-vjeçari ka grumbulluar 29 ndeshjen me fanellën e Borussia Dortmund në kampionat, prej të cilave 24 si titullar, ndërsa ka shënuar edhe katër gola. Gjithashtu ai është aktivizuar edhe në Champions League në pesë ndeshje, si dhe një në Kupën e Gjermanisë. United dhe City janë hedhur në sulm edhe për të siguruar shërbimet e tij.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Dridhet Barcelona, La Liga nis hetimet për Messi-n me shokë. Ja shkaku…

Delo.autor

I SHPALL LUFTË SHAQIRIT DHE TIFOZËVE/ Serbia: Kërkojmë dënim për shfaqjen e parullës “Kosova është Shqipëri” (FOTO)

Delo.autor

Trajneri i Shkëndijës optimist: Meritonim më shumë, por në Shkup përmbysim gjithçka

Isa.Autor

Leave a Comment