Futboll

Nga portier i Serie A në kriminel, një karrierë e pabesueshme

Davide Petrachi, ish-portieri i dytë i Lecce-s, u arrestua gjatë një goditjeje të gjerë të rrjetit anti-mafia në Puglia, raportuan të martën mediat italiane. Tani 31-vjeçari Petrachi, i cili luajti një ndeshje në Serie A në sezonin 2011-2012, është një nga 37 personat e dyshuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në lidhje me trafikimin e drogës. Sipas përgjimeve të kryera nga policia italiane, Petrachi u quajt “calcio” ose “portieri” nga bashkëpunëtorët e tij.

Lojtari i akuzuar për pjesëmarrje në shoqata kriminale dhe trafikim droge ka luajtur gjithashtu në Serie A deri në sezonin 2014-2015. Në tre vitet e fundit ka luajtur te Virtus Lanciano, Martina Franca dhe Nardo. Ai u dënua me arrest shtëpie.

Operacioni i gjerë me titull “Orione”, rezultoi me konfiskimin e lëndëve: hashash, kokainë, heroinë, dy mjete shpërthyese, një kallashnikov, pistoleta dhe municion. Ndër veprat penale të akuzuara për personat e arrestuar janë posedimi i paligjshëm i armëve dhe materialeve shpërthyese, gjobvënie dhe përdorim dhune.

Hetimi, i filluar në vitin 2015, i nisur nga karabinierët e Maglie-s, zonë pranë Lecce-s, për të shkatërruar tri grupet kriminale, njëri prej të cilëve ishte strukturuar në një model vertikal dhe i përbërë nga individë të dyshuar se i përkasin famkeqëve të Sacra corona unita, organizata kryesore e mafias në Puglia

Related posts

PO SHKËLQEN NË MAQEDONINË E VERIUT/ Gol “alla Kuarezma”, ish-lojtari i Tiranës i mahnit të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E KOMBEVE/ Premtim nga zëvendës presidenti për portierin e kombëtares: Nëse fiton trofeun do të sjellë…

Delo.autor

WOLFSBURG-BAYERN MUNICH/ Gol “magjik” nga 20-vjeçari i “bavarezëve” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment