Futboll Sport

Guri flet për ofertën aziatike, tregon se ku do të transferohet

Sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, foli para ndeshjes me Skënderbeun për mikrofonët e “RTSH”-së. Shkodrani ka treguar në lidhje me situatën që po kalon te skuadra verilindore, por dhe për ofertën aziatike.

Golashënuesi më i mirë i kampionatit tonë është një ndër emrat më të pëlqyer në merkaton dhe flet dhe në lidhje me interesimin aziatik. “Preferoj të jem pjesë e ndonjë kampionati Evropian, jo në Azi. Besoj se këtë gjë do ta arrij, por të shohim. Largimi?

Nuk e kam diskutuar ende me klubin për largimin e tij. Në fundin e sezonit do të bisedoj me presidentin Safet Gjici dhe do të vendosim nëse do të bashkëpunojmë në Evropë apo do të largohem më herët nga Kukësi. Të gjitha zërat për merkaton time deri në këto momente janë vetëm spekulime, megjithatë kërkoj që të luaj jashtë Shqipërisë, kjo është e qartë”, – u shpreh Guri në lidhje me situatën momentale në merkato.

Shkodrani foli dhe për takimin kundër Skënderbeut. Një ndeshje që ven më shumë për prestigj. “Ndaj Skënderbeut është mirë që të fitojmë, pasi kemi përballë një kundërshtar elitar.

Ne jemi duke u përgatitur si në çdo sfidë tjetër, për të kërkuar pikët e radhës që të sigurojmë vendin e dytë”. Kombëtarja mbetet një temë e përhershme për shkodranin dhe fjalët e tij janë të njëjta thuajse gjithmonë. “Dëshira ime është e madhe për ta arritur atë, por ky vendim i përket trajnerit Panucci dhe nuk është në dorën time. Në dorën time është që të stërvitem fort dhe të bëj maksimumin në ndeshjen dhe në stërvitje”, – përfundoi Guri.

Në fund, Guri ka dhe një falenderim për presidentin Safet Gjici dhe ekipin e Kukësit që shfaqën besim te ai. Shkodrani mbetet mirënjohës ndaj numrit një të klubit dhe këtë e shpreh dhe publikisht. Marrëdhënia mes tij dhe pfresidentit është mjaft e mirë.

Related posts

PSG gati ofertën për Ronaldon, por ka një kusht me Real Madridin

Q.Autor

TËRBOHET MODELJA/ Susanna pozon foto NUDO, FANSAT i kërkojnë…(FOTO)

Isa.Autor

TREGON MOMENTIN E VEÇANTË ME MESSIN/ Lojtari i Xhamajkës: Gjatë gjithë kohës i kërkoja fanellën, nuk e kisha… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment