“Ylli” i AC Milan, Hakan Calhanoglu, ka folur për muajt e parë të tij te Milan gjatë një interviste për revistën e klubit “Forza Milan”.
“Fillimi i sezonit ishte shumë i vështirë. Unë vija nga katër muaj pezullim dhe kisha nevojë të luaja sa më shumë. Pata vështirësi komunikimi me Montella, sepse ai dinte vetëm italisht, ndërsa unë nuk dija italalisht. Ai nuk dinte anglisht dhe e kisha shumë të vështirë të flisja me të. Gattuso është ndryshe. Ai ka besim tek unë dhe më flet vazhdimisht,” – tha turku.
Më pas, numri 10 i Milan vazhdon: “Gattuso më ka thënë të përqendrohem te vetja ime, te mundësitë që kam dhe idea për futboll. Kjo është ajo që nisa të bëj dhe përmirësimi im ndeshje pas ndeshje është fryt i kësaj sjellje dhe psikologjie.”
“Isha shumë i lumtur kur firmos për Milan dhe mendoja për këtë situatë të re, sepse do të luajë në një klub me histori të jashtëzakonshme. Në Milanello kanë qenë shumë legjenda të këtij sporti që kanë luajtura para meje dhe Gattuso është një prej tyre,” – tregon Calhanoglu.
“Në fillim jetoja në hotel dhe e pata të vështirë, ndërsa tani kuptohem me shokët e ekipit, po njoj kulturën dhe njerëzit italian dhe jam i lumtur. Ka shumë gjëra të ngjashme me Turqinë,” – përfundoi sulmuesi.