Futboll Sport

Hakaj: Emocion i madh, Teuta mund t’ia dalë

Goli i parë në Superiore dhe për më tepër, kundër skuadrës së zemrës, Vllaznisë…
Hakaj: Jam shumë i emocionuar. Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe deçizive, si për ne edhe për Vllazninë, por ne fituam dhe e merituam.

Ndjeheni optimist për të synuar mbijetesën?
Hakaj: Ne kemi një skuadër të mirë, që po luan shumë mirë dhe po merr pikë, ndaj jam optimist se do t’ia dalim të mbijetojmë në Superiore.

Sa i motivuar jeni kur luani përballë Vllaznisë?
Hakaj: Ishte jo vetëm një motivim më shumë, por edhe një emocion i madh, sidomos në minutat e para. Kjo edhe për shkak të rëndësisë së ndeshjes, pasi ishte deçizive.

Nga Partizani te Teuta, u duk si hap mbrapa. Kur do të vijë momenti për t’u ngjitur?
Hakaj: Te Partizani më ndodhi një dëmtim dhe nuk arrita të rikuperohem dhe të marr vendin e titullarit. Edhe mundësia nuk mu dha që të tregoj veten, por tani jam i lumtur që këtë mundësi e gjeta te Teuta, ku po mundohem të jap më të mirën.

Kujt ia dedikuat golin?
Hakaj: Babait dhe vëllait tim, që ishin në stadium dhe po më ndiqnin.

Related posts

“Po më kalove përsëri do të t’i thyej këmbët dhe nuk do të shkosh në Kupën e Botës”

Q.Autor

Shkodran Mustafi “shpërfill” Ronaldon/ Messi “gjeni” i paparashikueshëm…

Sadik.Autor

ZBULOHET E VËRTETA/ Ja përse RONALDO vendosi në fund të mos ikte në ceremoninë e UEFA

Isa.Autor

Leave a Comment