Futboll Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Zyrtari i Butrintit rezultoi pozitiv me COVID-19, mësohen përgjigjet e tamponëve të futbollistëve

Një drejtues i ekipit të Butrintit të Sarandës, rezultoi pozitiv me COVID-19 ditën e djeshme. Menjëherë pas konfirmimit të rastit nga Ministria e Shëndetësisë, disa prej futbollistëve të këtij ekipi si dhe stafit teknik, iu bë tamponi.

“Panorama Sport” mëson se së fundmi janë mësuar përgjigjet e tamponëve të kryera, ku për fat të mirë kanë rezultatuar të gjithë negativë.

Një lajm i mirë ky që ka çliruar futbollistët e Butrinti si dhe ata të Maliqit. Kujtojmë që ditën e mërkurë ekipi sarandiot u përball me skuadrën juglindore në ndeshjen e kampionatit.

Për sa i përket drejtuesit të Butrintit, ai gëzon një gjendje të qëndrueshme dhe ndodhet i karantinuar në shtëpi, ndërkohë që Bashkia e Sarandës ka dizinfektuar ditën e sotme stadiumin “Andon Lapa” si dhe zyrën ku qëndronte drejtuesi i prekur me COVID-19.

Related posts

FLET PËR HISTORINË E JETËS SË TIJ PRIVATE/ Gary Medel më i urryeri për momentin: Në lagjet e varfëra të Kilit…

Delo.autor

REKORDI/ 11 ekipe shqiptare në Kupat e Europës, ja verdiktet

Delo.autor

“I DIMË PIKAT E DOBËTA TË GRANADËS”/ Martini ëndërron kualifikimin: Ju tregoj titullarin që do të mungojë

Delo.autor

Leave a Comment