Sport Të tjera

Halep eliminohet nga turneu i Shtutgardit, por ruan kryesimin

Tenistja rumune Simona Halep, numri 1 në botë për femra, është eliminuar nga turneu i Shtutgardit, pasi u mund në çerekfinale nga rivalja amerikane Coco Vandeweghe. Kjo e fundit fitoi me lehtësi 2-0 (6-4, 6-1), një ndeshje që zgjati rreth 60 minuta. Një ndeshje e dobët e Halep, jo në formën e saj më të mirë, por pavarësisht kësaj ajo arrin të ruajë kreun e renditjes botërore.

Në gjysmëfinale, Vandeweghe do të përballet me francezen Caroline Garcia, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë mes tyre çekja Karolina Pliskova dhe estonezja Anett Kontaveit. Ky është turneu i parë i fushave me dhè që zhvillohet këtë sezon, përgatitor në prag të grand slemit të Roland Garros.

Related posts

E BUJSHME/ Zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, mesfushorin e kërkon klubi i Serisë A

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Spanja shkatërron Kroacinë, Belgjika bën detyrën ndaj Islandës (VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA ME WALESIN/ Panucci: Ja përse nuk largohem nga Kombëtarja

Isa.Autor

Leave a Comment