Futboll Sport

Hapi i madh për legjendën e Liverpoolit, i ofrohet pankina

Steven Gerard shikohet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Ipswich Town. Lista për të pasuar Mick McCarthy është e gjatë, por ish-kapiteni i Liverpool është ai që ka mahnitur pronarin e klubit, Marcus Evans, shkruan “The Sun”. Momentalisht Gerard po punon në akademinë e klubit të kuq dhe drejton skuadrën U18, ndërkohë që po vëzhgohet me kujdes edhe nga Jurgen Klopp, i cili është i impresionuar me etikën e punës në fushën e trajnimit.

Gerard, 37 vjeç, pati edhe vjet një opsion për të marrë drejtimin e Mk Dons, por vendosi ta niste me moshat, për të fituar më shumë eksperiencë. Momentalisht ai punon edhe si analist në një TV, si dhe po mëson shumë me Klopp. Janë të shumtë ata që mendojnë se ish-mesfushorin e prit një e ardhme e ndritur edhe në fushën e trajningut, edhe pse ende është në hapat e parë të tij. Në fushën e blertë ai dallohej për zgjuarsinë e tij, tani duhet të bëjë të njëjtën gjë nga pankina.

Tanimë Gerard duhet të vendosë nëse duhet të vazhdojë të mësojë para se të marrë drejtimin e një ekipi, pasi pritet që edhe ofertat të shtohen. Ipswich po mendohet mirë për propozimin që i është bërë për të marrë ish-lojtarin e Liverpool. Klubi anglez konkurron në Championship dhe këtë sezon nuk mund të ngjitet në Premier League, por po mendon të bëjë nj lëvizje të mirë për të ndërtuar më pas në verë një ekip pretendent.

Related posts

ËSHTË AKTIVIZUAR VETËM NË 2 SFIDA KËTË SEZON/ Koeman nuk e do në ekip, lojtari mbetet “peng” tek Barcelona

Delo.autor

REAGON MBI STADIUMIN E KUKËSIT/ FSHF: Ja pse ndeshja ndaj Dinamos nuk mund të luhet aty…

Delo.autor

Nga Spanja, Italia dhe Anglia, tri oferta për brazilianin e Barçës

Q.Autor

Leave a Comment