Bundesliga Futboll Sport

Akuzat për Bayern Munchen, Hoeness ia plas në fytyrë Bobic

Bayern Munchen është maksimumi në Gjermani. Ata që do e refuzonin mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Së fundmi ata zgjidhën një nga dilemat kryesore që kishte të bënte me pasuesin e Jupp Heynckes dhe është kroati Niko Kovac ai i cili do të nisë punë në krye të bavarezëve që prej datës 1 korrik, kur edhe zyrtarisht nis sezoni i ri futbollistik. Por për trajnerin aktual të Eintracht Frankfurt ka pasur një reagim nga ana e drejtorit sportiv Fredi Bobic.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka akuzuar Bayern Munchen për mënyrën se si ata kanë vepruar me Kovac, duke theksuar se kanë bërë gjithçka po i kontaktuar fare, mënyrë kjo që sipas tyre konsiderohet si jo profesionale. “Gjithçka ndodhi ishte aspak profesionale dhe mungesë totale respekti. Nuk ka pasur asnjë kontakt me ne”, ka thënë Bobic një ditë më parë, ndërkohë nga ana tjetër bavarezët pretendojnë se kjo nuk është e vërtetë.

Presidenti Uli Hoeness, në mediat gjermane ka sqaruar se ata nuk kanë bërë ndonjë gabim, pasi u kanë dhënë mundësinë drejtuesve të Eintracht Frankfurt të kenë gjithë kohën e mjaftueshme për të gjetur trajnerin e ri. “Jemi njohur me deklaratën skandaloze të Frankfurtit. Sigurisht që unë mund ta kuptoj zhgënjimin e Fredi Bobic, por fjalët e zgjedhura nuk janë të duhurat. Shfrytëzuam një boshllëk që kishte në kontratën e tij. Ne i informuam ata për marrëveshjen me Kovac sa më shpejt ishte e mundur, që të gjejnë kështu një trajner të ri. Ne ishim të drejtë, të pastër dhe seriozë gjatë gjithë kësaj historie”, tha Hoeness, i cili ka sqaruar se informacioni për mediat nuk është shpërndarë nga ana e Bayern Munchen.

Related posts

ANALIZË RASTI “RONALDO”/ Taksat po largojnë “yjet” e futbollit nga Spanja

Isa.Autor

City ndryshon objektivat e merkatos, nisin tratativat për Fred dhe Laporte

Q.Autor

E BUJSHME/ Zbulimet e Crouch: Kurrë mos këmbeni fanellat, larja dhe banjat janë një problem

Isa.Autor

Leave a Comment