Bundesliga Futboll Sport

Heynckes mbron Lewandowski: Shpresoj të reagojë të martën kundër Realit

Trajneri gjerman, Jupp Heynckes, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt, duke u ndalur edhe te Robert Lewandowski. Sulmuesi polak u kritikua ashpër për performancën e tij në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, sidomos nga ish-portieri gjerman, Oliver Kahn, i cili tha për të se “në kësi lojërash është më i mpaktë, nuk e plotëson statusin e tij”.

Heynckes tha se kishte “biseduar me Lewandowski për një kohë të gjatë dhe i kishte thënë se priste që ai të reagonte të martën, në fushën e “Bernabeut”: “Kur kritikohesh, nëse ke perspektivë, duhet të dish se si të merresh me këtë”. Trajneri gjerman u pyet, gjithashtu, për disponimin e lojtarëve të tij, pas humbjes në “Allianz Arena”, kundër Real Madridit.

“Nuk ka asnjë ndryshim nga e mërkura. Zemërimi nuk është këshilltar i mirë. Nga humbja, e pamerituar apo jo, duhet të marrim motivimin. I njoh lojtarët e mi dhe e di se do të reagojnë si duhet të martën”, – u përgjigj veterani i trajningut kontinental.

Heynckes, gjithashtu, iu referua situatës së të lënduarve. Rreth Robben, ai tha se “nuk ka asgjë definitive, do të duhet të presim”. Trajneri i Bayern Munich, po ashtu, shprehu bindjen e tij se gjermani ndërkombëtar, Jérôme Boateng, do të shërohet në kohë për Kupën e Botës në Rusi: “Unë nuk shoh ndonjë rrezik. Jam i sigurt se ai do të jetë gati për Kupën e Botës dhe jam i sigurtë se do të jetë në gjendje të stërvitet më shpejt sa mendoni”.

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Löw, do të njoftojë më 15 maj listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Kupën e Botës së kësaj vere, në të cilën “Mannschaft” do të debutojë më 17 qershor, në Moskë, kundër Meksikës.

Related posts

“MË DËRGONTE FOTO NUDO KUR ISHTE I LIDHUR ME SHAKIRËN”/ S*ksbomba braziliane i “nxjerr të palarat” Pikesë

F.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-West Brom. Rezultati 1-1

Delo.autor

Prapaskena, Pogba mund të përfundonte te Nocerina

Q.Autor

Leave a Comment