Futboll La Liga Sport

Ronaldo, Ramos e Varane nuk do të luajnë në këtë ndeshje, Zidane nuk i fton

Ronaldo, Ramos dhe Varane nuk janë ftuar për ndeshjen me Leganes, do të mungojnë edhe Carvajal e Isco për shkak të dëmtimeve.

Zidane ka vazhduar me planin për Crsitiano Ronaldon, që të pushojë kohë pas kohe para ndeshjeve të rëndësishme, siç do të jetë ajo kundër Bayern Munich të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Portugezi nuk është ftuar për sfidën e sotme në shtëpi kundër Leganes, derisa në shtëpi janë lënë edhe Raphael Varane e Sergio Ramos, kurse Isco dhe Dani Carvajal do të mungojnë për shkak të futbollisteve te pa disponueshëm.

Reali luan kundër Leganes nga ora 18:30 vetëm me një qendërmbrojtës, Vallejo – ndërsa Tejero, lojtari i ftuar i akademisë, pritet të luajë në qendër, pavarësisht se është mbrojtës krahu.

Lojtarët e ftuar nga Zidane:

Portierë: Navas dhe Casilla.Mbrojtësa: Vallejo, Marcelo, Theo, Achraf & Tejero (i akademisë).Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, M. Llorente, Kovacic & Ceballos.Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vázquez & B. Mayoral.

Related posts

Nuk shlyen borxhin/ Sulmuesi i INTERIT humb super apartamentin e “Tripletës” (FOTO)

Isa.Autor

ÇEREKFINALET/ Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Angli-Suedi

Isa.Autor

SUPER TALENTI/ PAQUETA SI MESSI/ Nga problemet me zgjatjen, në “yll” futbolli

Isa.Autor

Leave a Comment