Futboll

Heynckes: S’ka asnjë shans që Real të marrë Lewandowski-n

Jupp Heynckes e njeh Real Madrid-in, por njeh akoma më mirë drejtuesit e Bayern Munich dhe për këtë arsye ai është i bindur se Robert Lewandowski nuk do të luajë me fanellën e madrilenëve sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi polak është përmendur shpesh në mediat sportive për një transferim te Real Madrid, por trajneri i bavarezëve nuk e imagjinon dot që Bayern ta lejojë një gjë të tillë.

“Rummenigge foli për këtë javën e kaluar dhe ishte shumë i qartë”, ka thënë Heynckes në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Sevilla.

“Duke njohur Hoeness dhe Rummenigge, mendoj se Real nuk ka asnjë shans për ta marrë Lewandowski-n”. Sulmuesi i Bayern ka realizuar 35 gola në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Related posts

ATLETIKË/ Izmir Smajlaj jep lajmin e rëndësishëm, kërkon “të artën e tretë”

Isa.Autor

PAMJET/ Rikthehen pas 3 vitesh në Serinë A! Festë brenda dhe jashtë fushe për skuadrën e…

F.autor

U DHA LAMTUMIRËN SHOKËVE TË SKUADRËS/ Ndodh e pabesueshmja me Edinson Cavanin

Delo.autor

Leave a Comment