Futboll Seria A Sport

Humbi një rast ideal para se të zëvendësohej, Rafinha fotografohet me sytë në lot në pankinë

Rafinha që prej mbërritjes së tij në janar te Inter ka treguar pasion për ngjyrat zikaltër, si me impenjimin në fushën ashtu edhe më fjalët në intervista. Për këto arsye braziliani ka fituar edhe simpatinë e tifozëve të cilët shpresojnë që klubi ta blejë përfundimisht nga Barcelona.

 

Ndërkohë, në ndeshjet e fundit që Inter luajti kundër Atalantës, Rafinha është parë shumë i dëshpëruar. Mesfushori qëndroi në fushë për 71 minuta dhe pak para se të dilte nga loja humbi një rast ideal për të dërguar topin në rrjetë.

 

Sapo Eder mori vendin e tij Rafinha u pa të largohej drejt stolit tejet i mërzitur. Ai nuk i dha dorën asnjërit prej shokëve të skuadrës, duke ulur kokën në pankinë. Pas disa minutave, në momentin që ngriti kokën Rafinha sipas mediave italiane u pa t’i kishte sytë me lot.

Inter nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në Bergamo duke kompromentuar mundësitë për t’u kualifikuar në “Champions League” sezonin e ardhshëm.

Related posts

KAMPIONI I BOTËS/ Andres Iniesta në versionin që nuk e keni parë kurrë

Isa.Autor

SHUMË PRANË LAGIMIT NGA BARCELONA/ Griezmann e kërkon me ngulm skuadra e madhe e Premier League

Delo.autor

PAS 11 SEZONESH TEK ARSENAL/ Ramsey jep lamtumirën në lot para tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment