Futboll Sport

RRËFEN NJË HISTORI TË VEÇANTË/ Gjyqtari Clattenburg: Një koleg dyshoi për trukim ndeshjesh, kisha blerë një…

Shpesh tifozët akuzojnë gjyqtarët për vendime të padrejta në fushën e lojës, apo dhe për fiksimin ndeshjesh ku jo në pak raste hetimet kanë vërtetuar se shumë gjyqtarë përfshihen në këto çështje.

E veçantë është historia e arbitrit anglez Mark Clattenburg i cili në një libër autobiografik ka rrëfyer se si një koleg i tij në vitin 2015 e kishte akuzuar për fiksim ndeshjesh pasi kishte blerë një makinë të shtrenjtë tip Audi R8. Në atë kohë, Hauard Ueb ishte shefi i arbitrave në Premier Ligë dhe iu caktua të hapte një hetim ndaj vartësit të tij, por Klatenburg rezultoi i pastër duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e kolegut të tij.

‘’Kolegu dyshoi për trukim ndeshjesh. Pse e mendoi atë? Sepse sapo kisha blerë një makinë sportive Audi R8. Ai kishte një mendje të keqe me sa duket. Zemërimi nuk i afrohet përshkrimit se si u ndjeva.

Unë u thirra për sqarime dhe më pyetën për të shpjeguar pse kisha takuar një individ të caktuar në Dubai. Ky djalë ishte një “fiksues”, por jo një fiksues ndeshjesh!

Sinqerisht mund të them, kurrë nuk më është afruar dikush për fiksimin e ndeshjeve. Zyrtarët anglezë konsiderohen si të pastër në të gjithë botën’’, shprehet Klatenburg në librin e tij.

Related posts

SARRI ANKOHET PËR ORARIN/ Conte e ironizon: Le të qetësohet se është edhe në…

F.autor

SHIFRA TË FRIKSHME/ Barcelona me formacion 4505 milionë eurosh (FOTO)

Delo.autor

Ky është goli që iu anulua Brazilit. Shikojeni dhe gjykojeni vetë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment