Futboll Sport

Humbja përjetohet si dramë, te Vllaznia gjejnë fajtorin

Qyteti verior është i pllakosur nga heshtja dhe ritmi i pulsit ka rënë ndjeshëm. Tifozët e Vllaznisë jetojnë me rezultatet e skuadrës së tyre, pavarësisht se ekipi nuk po i dhuron asgjë në këto vitet e fundit. Shkodranët kanë gjetur dhe fajtorin për humbjen me ekipin bregdetar. Portieri Alen Sherri është “kryqëzuar” nga shkodranët, pasi “gardiani i portës” gaboi në të golat e pësuar nga skuadra e tij.

Ai doli keq në golin e parë të shënuar nga Hrkac, po ashtu te goli i Hakajt. Sherri nuk kontrolli mirë gjuajtjen e sulmuesit Latif, ndërsa mbrojtësi shkodran e shfrytëzoi pasigurinë e tij duke përshëndetur rrjetën. 20-vjeçari ishte një bast personal i trajnerit Gjoka, ai ka bërë mirë në kuadratin e skuadrës shkodrane deri në ndeshjen e djeshme, ku gaboi shumë. Vendi i titullarit është vendosur në pikëpyetje tashmë, pasi Selimaj është gati për ta rrëmbyer. Gabimet e Sherrit mund të rikthejnë sërish në portë Selimajn. Gjoka kishte vendosur që të aktivizonte portierin e ri që nga janari.

Related posts

Reali në ankth, United hidhet në ‘sulm’ për Harry Kane

Q.Autor

Swansea 0-1 Chelsea, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Nga Dinamo te Kukësi e Kastrioti, ndizet merkatoja. Ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

Leave a Comment