Futboll Kategoria Superiore Sport

KOICIDENCA NË DY FITORET E FUNDIT/ Egbonë e “ndihmojnë” dy portierë…

Koincidencë apo jo, por në dy fitoret e fundit Emanuel Egbonë e kanë ndihmuar portierët kundërshtarë. Në takimin me Teutën, një gabim i Stivi Frashërit kur durrsakët ishin në avantazh solli barazimin e përkohshëm dhe i hapi rrugën e fitores ekipit 24 herë kampion.sherri

Edhe në Shkodër, gafa e Sherrit u dha pikët bardhebluve. Në fakt, Egbo e kishte parashikuar që gardiani i shkodranëve ishte i dobët me gjuajtjet nga jashtë zone, duke i këshilluar lojtarët e tij të kërkonin shënjestrën nga larg. Kujtojmë që bardheblutë kanë fituar dy takimet e radhës në kampionat me Vllazninë dhe Teutën falë gabimeve të portierëve.

Bardheblutë kanë marrë 21 pikë në shtatë takimet e fundit, duke qenë skuadra absolute përsa i përket ecurisë në kampionat. Me këtë ritëm, skuadra e Egbosë do të thyejë çdo rekord të mëparshëm të fitoreve bardheblu.

Related posts

GRANADA I ELIMINOI NGA EUROPA LEAGUE/ Por shikoni sa të ardhura fitoi Teuta

Delo.autor

FIRMOSI ME DE JONG/ Barcelona i vendos klauzolën e frikshme talentit holandez

Delo.autor

DERBI/ Zbulohet biseda, ja çfarë i tha LEGJENDA e Liverpulit SHAQIRIT

Isa.Autor

Leave a Comment