Futboll Seria A

Hysaj feston jubileun, rrugëtimi i kampionit të Napolit në Serie A

Elseid Hysaj për herë të parë në Serie A luajti në vitin 2014. Nga atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Empoli i Mauricio Sarri-t i mahniti të gjithë me lojën e zhvilluar dhe tekniku italian fitoi besimin e De Laurentiis, që i dha drejtimin e Napoli-t. Të njëjtën rrugë bëri edhe Hysaj, për të cilin niste një etapë e re në karrierë. Europa League dhe Champions me napoletanët, ndërsa sivjet po lufton për titullin kampion.

Sigurisht që edhe në aspektin financiar Hysaj tani përfiton ndjeshëm më shumë, madje në kontratën e tij ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për klubet jashtë Italisë që e duan. Janë lakuar shumë klube: Manchester United, Bayern Munchen, Juventus, Arsenal dhe Chelsea, por mund të rinovojë deri në vitin 2023 me Napoli-n. Në krahun e djathtë është “zot” dhe ka bërë që Maggio të jetë një alternativë kur shkodranit i duhet të pushojë.

Në pozicionin e tij është ndër më të mirët në Europë, ndaj edhe numri i ndeshjeve që ka zhvilluar nuk është i vogël. Ende nuk është mbyllur sezoni i tretë me të kaltrit dhe tashmë ka shkuar në kuotën e 100 ndeshjeve. Ndaj Chievo-s dje ishte ndeshje jubilare. Hysaj është lojtari i 122-të në historinë e Napolit që regjistron numër paraqitjesh me tre shifra. Mbrojtësi është vetëm 24 vjeç dhe është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021.

Ndeshja e parë në Serie A me Napoli-n ka qenë ajo e 28 gushtit 2015, kur të kaltrit u mposhtën nga Sassuolo me rezultatin 2-1. E niste si mbrojtës i majtë, për shkak të probleme që kishte ekipi, ndërkohë që me të kaluar në krahun e tij të gjithë e kuptuan se 6 milionë eurot e shpenzuara për ta blerë nga Empoli ishin një investim i sigurt. Napoli i ka marrë frytet, madje nëse vendos ta shesë do të përfitojë goxha në aspektin financiar. E vetmja gjë që i mungon Hysajt në këto 100 ndeshje është… një gol.

Related posts

“E PAMË SE ÇFARË NDODHI KUNDËR MIDTJYLLAND”/ Trajneri i Young Boys: Kujdes, Tirana mund të na bëjë dëm

Delo.autor

“Sunday Times” zbulon skandalin e Botërorit 2022: Ish-agjentë të CIA punuan për Katarin…

Sadik.Autor

SFIDA MIQËSORE KUNDËR KOMBËTARS/ Trajneri i Kosovës befason me dy debutime, rikthehet Berisha

Delo.autor

Leave a Comment