Futboll

Flamurtari-Skënderbeu, sfida për ‘qetësinë’ në kampionat

Në hapat e para të epokës së lavdishme të Skënderbeut, skuadra që kërkoi ta sfidonte ishte pikërisht Flamurtari. Ky duel u kthye në epiqendrën e Kategorisë Superiore dhe duket se diçka ka mbetur ende nga ajo periudhë mes viteve 2011-2012.

Përballja mes kuqezinjve dhe korçarëve, që do të zhvillohet sot në orën 19:00, në stadiumin e qytetit të Vlorës, do të jetë e dyta në pak ditë, pas gjysmë-finales së parë të Kupës së Shqipërisë, ku vlonjatët triumfuan me rezultatin 1-0. Pavarësisht atij suksesi, kriza nuk është venitur plotësisht dhe duhet një tjetër provë forcë që ekipi Duros të rigjejë hapat e pjesës së parë të edicionit.

Xhufo, por më kryesorja, Tomislav Bushiç nuk janë të gatshëm për shkak dëmtimi. Tekniku 58-vjeçar pritet t’i besojë të njëjtës 11-she që triumfoi në Korçë, me Kamara e Muarem në mbështetje të Danilo Alves.

Skënderbeu po kalon periudhën më të errët të sezonit, dënimi i UEFA-s u pasua me dy disfata, në kampionat ndaj Vllaznisë dhe të mërkurën në Kupë pikërisht ndaj kuqezinjve. Kryesuesit do të kërkojë të mbledhin ‘copëzat e thyera’, duke synuar maksimumin.

Daja do të jetë sërish pa Shehin e Lilajn, megjithatë ka rikuperuar Vangjelin e Radas, që do të jenë rregullisht në fushë. Dita, Osmani e Muzaka ka gjasa të përbëjnë repartin e mesit të fushës, ndërkohë që Gavazaj e Adeniyi do të jenë pas krahëve të Aly Sowe. Në këtë edicion sfidat mes Flamurtarit e Skënderbeut në kampionat kanë folur për bardhekuqtë, pasi dy fitore i kanë shkuar korçarëve, ndërsa një takim është mbyllur në ekuilibër

Related posts

Formacionet zyrtare: Roma – Torino

Q.Autor

PARALAJMËRIMI NGA SALGADO/ Kujdes nga lufta në futbollin spanjoll

Isa.Autor

FITOI 7 NGA 8 DUELET ME ANGLINË/ Ja cili është futbollisti me notën më të lartë tek Kombëtarja…

Delo.autor

Leave a Comment