Futboll Sport

Tirana nis projektin e Superiores, largim ”big” nga bardheblutë

Tirana ka nisur projektin për Kategorinë Superiore, pasi ka arritur të sigurojë matematikisht kalimin. Javët e mbetura në Kategorinë e Parë janë thjesht për të respektuar kampionatin dhe për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj, pasi nuk kanë asnjë lloj vlere. Stafi teknik me në krye trajnerin Ze Maria kanë si “obligim” vetëm fitimin e finales me Kastriotin. Fitimi i trofeut të madh të Kategorisë së Parë është synimi i vetëm i mbetur për bardheblutë.

Drejtuesit e klubit me në krye presidentin Refik Halili kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Momentalisht, numri një i klubit po sheh alternativat për një trajner të ri, pasi largimi i teknikut Ze Maria në fund të këtij sezoni është thuajse i sigurt. Brazliani dhe Halili nuk kanë nisur ende bisedimet për të rinovuar kontratën për vitin tjetër. Tekniku ka pretendimet e tij, po ashtu dhe presidenti ka dëshirat e tij. Duket se mes palëve nuk do të ketë ndonjë arritje marrëveshjeje.

Eduasportin.com zbulon se nuk do të jetë vetëm trajneri Ze Maria i larguar, por ndryshimet do të prekin dhe stafin administrativ. Burime të sigurta pranë klubit të Tiranës bëjnë me dije se është larguar dhe Drejtori i Përgjithshëm, Gerti Dajçi. Ky i fundit u afrua në fillim të sezonit te skuadra bardheblu, por nuk arriti të përshtatej me realitetin shqiptar. Dajçi nuk do të jetë më pjesë e Tiranës, në fakt ish-zyrtari i bardhebluve është larguar prej disa kohësh, por në kampin e kryeqytetasve nuk kanë dashur ta bëjnë zyrtare. Largimi i tij ka qenë me mirëkuptim dypalësh dhe të dyja palët kanë rënë dakord për të ndarë rrugët. Vendi i Drejtorit të Përgjithshëm është vakant dhe tashmë presidenti Halili po mendon për alternativat e mundshme. Ai po studion disa emra, por fillimisht më rëndësi për të ka përzgjedhja e trajnerit të ri. Tirana do të nisë një revolucion total.

Related posts

RRËFEHET VARANE: Franca pa pika të dobëta, jemi solidë dhe do të mundohemi të…

Isa.Autor

Juventusi me zë të lartë: Të fitojmë kundër Interit për Buffonin!

Sadik.Autor

NISIN ALUDIMET E MERKATOS/ Sarri kërkon dy lojtarë nga Milani

Isa.Autor

Leave a Comment