Futboll

Ibrahimovic rrëfen debutimin në Amerikë: Deshët Zlatan, ja ku e keni

Debutimi i futbollistit suedez Zlatan Ibrahimovic me skuadrën e LA Galaxy ka qenë një magji, pasi ka realizuar dy gola në 20 minuta lojë. Futbollisti 36-vjeçar u aktivizua në minutën me 71-të dhe hyrja e tij në fushë solli përmbysjen e shifrave në favor të ekipit të Galaxy. Goli i parë i suedezit ishte një magji nga 40 metra distancë, ndërsa në minutën e fundit realizoi edhe golin e fitores. “Tifozët dolin që unë të hyja në fushë dhe unë besoj se i kënaqa me paraqitjen time”, tha Ibrahimovic.

Duke folur për golin e parë, një magji e suedezit nga 40 metra distancë, Ibrahimovic shprehet: “Pashë portierin që ishte larg nga porta e tij dhe gjuajta. Po mendoja të kurseja pak energji, pasi nuk e dija se sa fuqi do të kishin këmbët e mia edhe pse adrenalina ishte e lartë, ndaj nuk doja të zhgënjeja. Duhej të shënoja me çdo kusht në këtë ndeshje, për të kënaqur fansat”, deklaroi sulmuesi suedez.

Dy golat e realizuar sot me fanellën e LA Galaxy konfirmojnë tendencën e suedezit për të realizuar gjithnjë në debutimin e tij me një ekip të ri. “Zakonisht kjo gjë ka ndodhur sa herë që kam luajtur me një ekip të ri, ndaj nuk doja të zhgënjeja këtë herë”, tha suedezi, që në lidhje me formën e tij fizike shtoi: “Ndihem mirë edhe pse kam luajtur pak. Pas një goli të tillë nuk kam përse të qahem”.

Related posts

DHURON SPEKTAKËL ME KLASIN E TIJ/ Talenti Barcelonës “shkatërron” kundërshtarin me një lëvizje (VIDEO)

Delo.autor

Po spikat me Realin, Dani Ceballos pranë transferimit te Liverpool

Sadik.Autor

E RRALLË! Tifozi ndihmon Tottenham të shënoi gol, ja reagimi i Mourinho (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment