Futboll Seria A Sport

Icardi qan Champions-in, ka dyshime për të ardhmen

Kur ka dalë nga fusha e lojës, Inter kishte kaluar Lazio-n në renditje dhe i ishte afruar Roma-s. Ai i ka dhënë dorën të gjithëve, publiku duartrokiste, në këmbë, kapitenin. Nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin, por i lumtur për rezultatin. Po pesë minuta pas daljes së tij nga fusha Inter është përmbysur nga “Zonja” dhe i është larguar ëndrrës Champions.

Mauro Icardi, 25 vjeç, ka realizuar 108 gola në Serinë A, ndërsë asnjë në Champions, sepse nuk ka luajtur kurrë në atë kompeticion. Ndjekja e tij ndaj ëndrrës europiane, në fillim si qendërsulmues, tani si kapiten dhe lider zikaltër, ka qenë një koleksion zhgënjimesh. Ky mund të jetë thelbi i lotëve të tij. Humbja me bardhezinjtë është e vështirë të pranohet dhe mund të komplikojë gjithçka. Sigurisht, mbeten akoma edhe tri ndeshje nga fundi, por Maurito e di mirë se fitorja ndaj Juventus do të kishte bërë diferencën.

Ashtu siç bën diferencën pjesëmarrja ose jo në Champions sezonin e ardhshëm. Mund të bëjë diferencën për të ardhmen e e afërt të klubit milanez. A mund të qëndrojë edhe një vit pa Champions, Mauro? Inter duhet të përballet me “fair play”-in financiar dhe me domosdoshmërinë për të arkëtuar rreth 50 milionë euro brenda 30 qershorit, a do të arrijë t’i mbajë atë dhe Skriniar, ashtu si Cancelo dhe Rafinha?

Lotët e Icardi-t ishin ato të një lojtari që ka humbur një ndeshje të pabesueshme? Apo ato të një profesionisti që ka parë të dështojë një projekt ku ai besonte? Mbeten tri ndeshje për të fshirë këto pikëpyetje, përndryshe do të kthehen në fundin e sezonit.

Related posts

“KEMI LUAJTUR NDAJ NJË KUNDËRSHTARI TË VËSHTIRË”/ Trajneri Piol pas fitores: Nëse nuk do të kishim fituar, do të…

Delo.autor

E MASAKRUAN/ Mbappe ndëshkohet me karton të kuq: Do ta bëja përsëri

Isa.Autor

Mustafi nuk justifikon milionat, por mbrojtësi nuk largohet

Sadik.Autor

Leave a Comment