Futboll

Ilir Daja humbi, por ka një mesazh për Flamurtarin

Ilir Daja nuk është i kënaqur nga humbjes kundër Flamurtarit pasi tani vlonjatët janë të avantazhuar për tu kualifikuar në finale. Tekniku foli pas përfundimit të takimit për “SuperSport”. “Penalltia? Është i vetmi element që në nuk përcaktojmë. Nuk mendojmë ndonjëherë që të marrim 11 metërsh, prandaj ndodhi edhe ai keqkuptim.

Penalltinë nuk e kishim ndare edhe pse mendoj se është pjesë e lojës. Kemi bërë një lojë më dy fytyra. Ne pjesën e parë luajtëm mirë, me jep qetësi pas paraqitjes në Shkodër, Ne pjesën e dytë prishëm gjithçka. Ekipi nuk ulet me këmbë në tokë për atë vendim që është marrë për të vazhduar me rezultatet pozitive. Kemi bërë një hap fals në shtëpi, por nuk është e pamundur. Finalisti përcaktohet pas 180 minutash”.

Evropa – “Unë jam trajneri i Skënderbeut dhen ndihem i respektuar që drejtoj këtë ekip. Është hera e parë që Shqiperia ka kaluar 4 turne dhe shkon në Evropë, është dhe relacioni i UEFA me ndeshje të dyshuara por që nuk ka fakte. Kjo nuk duhet harruar dhe nuk duhet te lidhet me një pjesë të dyshuar. Duhet tia lejmë në dorë gjykatës. Unë do tën vazhdoj të jem trajneri i klubit, pasi ndihem shumë mirë në këtë qytet dhe klub.”

Dënimi – “Unë do të respektoja çdo lojtar të Flamurtarit. Sigurisht që me dalin dhe më teprojnë lojtarët që kam në dispozicion. Ajo që duhet të kërkojmë të gjithë bashkë, është që të përshtatemi me këtë lloj vendimi që është marrën dhe t’ia lejmë njerëzve kompetentë. Ne duhet të merremi me pjesën e futbollit edhe pse është e vështirë. Mendoj se i kemi forcat edhe pse sot na munguan disa titullarë. Do të përpiqemi ta kalojmë këtë shok psikologjik”.

Related posts

“JAVË E MREKULLUESHME”/ Myrto Uzuni: Euro2024 dhe Pichichi, sa bukur!

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Karius refuzoi finalen e Championsit (FOTO)

Delo.autor

U PËRFOL PËR NJË RIKTHIM NË ANGLI/ Përgjigjet Modric: Ja kam kaluar mirë këtu, por…

Delo.autor

Leave a Comment