Futboll

Duro i gëzohet fitores me një peng dhe një mesazh për Jorgjin

Fitorja 0-1 është një rezultat jo i keq ky për ekipin vlonjat, pasi sfida e kthimit do të luhet në Vlorë. “Skuadra ka qene shumë e ngarkuar, për shkak të rezultateve, është mëse normale. Megjithatë ekipi funksionon në përgjithësi, beri disa gabime në pasime. Nëse do të ishim më të qetën gjithçka do të shkonte me mirë, por edhe kështu jemi të kënaqur.”, tha tekniku .

Ai foli edhe për golin e realizuar nga Alvesh. “Jam i kënaqur që Danilo shënoi, por do të isha më i kënaqur po të realizonte golin e dytë, por ne jemi më të kompletuar tani. Sot përqendrimi kryesor ishte mbulimi hapësirave të lojtarëve të Skënderbeut. Kemi 1 muaj e gjysmë që kemi shumë mungesa, edhe sot na mungonte Bushic dhe Juffo që janë shumë të rëndësishëm për ne.

Ky sezon nëse mbyllet me një Kupë është më mirë një trofe se sa Europa me anë të vendit të dytë ose të tretë. Nëse do të kishim fituar me Kukësin, ku fitorja ishte shumë pranë dhe humbja shumë larg, do të ishte pozitive për ne. Fitorja me Skënderbeun në Korçë e rëndësishme, por ka edhe një ndeshje tjetër dhe asgjë nuk ka përfunduar. Skënderbeu është një skuadër me cilësi.”

Në fund, Duro pati edhe një koment për penalltinë kundër kuqezinjve.

“Penalltia e Jorgjit? Nuk e kam parë. Mu duk sikur e dha shumë lehtësisht. Nuk e di si e logjikojnë.”

Related posts

“FSHF” THA SE NUK E LEJON KLUBI/ Mesfushori Selahi refuzoi të bashkohej me Kombëtaren, ja arsyeja

Delo.autor

E BUJSHME/ Ancelotti e shijon “fshehurazi”, objektivi i tij luan në Serie A dhe e dashuron Spanjën

Delo.autor

“I PABESUESHËM NË KUNDËRSULM”/ Broja mahnit Guardiolën: Është aq i fortë dhe e vështirë që ta mbash

Delo.autor

Leave a Comment