Futboll Sport

Ilir Daja shijon vetëm pikët, por jo lojën dhe ankohet për erën!

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, deklaroi pas fitores 3-2 ndaj Kamzës se diferenca e pikëve u ka dhënë qetësi korçarëve, por shprehur rezerva pr motivimin e skuadrës në disa momente. Numri një i stoli u ankua edhe për erën e fortë që ndikoi në disa episode kyçe të takimit.

“Besoj që era e fortë sot nuk bëri të mundur që ne të dilnim te loja jonë. Nuk patëm qarkullim të dendur të topit dhe të shkonim në sulm. E rëndësishme ishte që të fitonim sot. Goli i barazimit erdhi si pasojë e ‘fair-play’-it tonë sepse lojtarët tanë e ndaluan lojën për shkak të një lojtari të dëmtuar të Kamzës, – tha Daja. – Besojmë që diferenca e pikëve që kemi, na ka dhënë një qetësi psikologjike, por nga krahu tjetër në momente të caktuara ekipi nuk është në atë dozën e motivimit maksimal. Na duhej tripikëshi në Vlorë. Sot kemi bërë paraqitje tjetër, shënuam dy gola, por më pas u duk sikur e fituam ndeshjen pa mbaruar pjesa e parë dhe pësuam dy herë”, – deklaroi tekniku i korçarëve.

Më tej, Daja pranoi se nuk është shumë i kënaqur me lojën e skuadrës, por sigurisht që pikët janë ato që vlejnë në fund më shumë.

“Natyrshëm që jam dakord që era ndihmoi në shënimin e golit. Por në aspektin e ndërtimit të aksioneve mendoj që sot kishim probleme. Siç na ndihmoi era në golin e parë ashtu na pengonte në ndërtimin e aksioneve. Në kampionat vijnë dhe fitore me lojë jo të mirë. Nuk është se jam i kënaqur me lojën sot, por me tri pikët”, – shtoi Daja, duke prekur edhe zhvillimet që vijnë nga CAS dhe UEFA.

“Do të thosha që edhe në rastin e parë që ndikoi direkt në ndeshjen me Vllazninë, edhe në të dytin nuk duhet të ndikohemi çfarë ndodh me problematikën që kemi me UEFA-n. Sepse në fund të fundit ne nuk jemi për të mbrojtur klubin në këtë drejtim, por për objektivat tona. Ndoshta edhe një stres i shtuar ndikon negativisht, por ne duhet të bëjmë atë që do klubi, të fitojmë dhe të marrim rezultatet”, – deklaroi Daja.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Shakaja pa kripë ndaj mesfushorit Keita, shokët e ekipit e bëjnë të dridhet nga frika (VIDEO)

Delo.autor

Zbuloni golashënuesit më të mirë në ligat kryesore evropiane për sezonin 2017/18 (FOTO)

Sadik.Autor

I SHËNOI JUVENTUSIT NË MIQËSORE/ Braziliani me festën e tij “tërbon” CR7 në stol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment