Futboll Sport

Imami zbulon sekretin: Ja çfarë na tha Paculti pas eliminimit në Kupë

Mbrojtësi i Kukësit, Eni Imami, ka folur për gjendjen momentale të ekipit dhe ka treguar dhimbjen për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë nga skuadra e Laçit. Lojtari tregon se çfarë u tha trajneri Pacult pas ndeshjes së humbur.

Si e keni përjetuar eliminimin në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Laçit? A ishte një goditje për objektivat sezonal?

Mund ta përkufizoj “e dhimbshme”, e papritur për ne. Nuk shkoi në finale skuadra më e mirë dhe padyshim që ishte një goditje, por futbolli kështu është. Duhet të shohim përpara në pjesën e mbetur të sezonit.

Është e vërtet që në mbledhjen pas kësaj ndeshjeje ka pasur ultimatum nga presidenti për rezultatet në ndeshjet e ardhshme në kampionat?

Nuk është aspak e vërtetë, madje nuk kemi bërë mbledhje fare. Nuk ka nevojë që të na thotë presidenti, pasi jemi futbollistë profesionist dhe e dimë vetë që duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje që ka mbetur.

Si ka qenë reagimi i trajnerit Pakult pas këtij eliminimi në dhomat e zhveshjeve?

Ishte shumë i qetë. Na tha: ‘Mos rrini të mërzitur, mblidhni veten dhe të marrim 3 pikët në Laç. Këtë inat që keni tani, shfaqeni të dielën në fushën e lojës’.

Këtë sezon e nisët me Milinkoviç dhe tashmë jeni nën drejtimin e Pakult, ku ndryshojnë dhe me cilin ndiheni më mirë?

Dua të theksoj se të dy janë profesionist dhe të përgatitur. Janë trajnerët e duhur për një skuadër si Kukësi. Pakult është më i rreptë, ndërkohë që Milinkoviç është më i qetë. Me të dy ka qenë njëlloj, ashtu si me të gjithë trajnerët e tjerë, nuk kam pasur probleme.

Ju jeni të kënaqur me sezonit aktual me Kukësin, dhe çfarë mendoni se mund të përmirësoni në lojën tuaj?

Deri diku mund të them se jam i kënaqur, por disa herë kam mbetur i zhgënjyer, pasi mendoj se nuk e kam merituar që të qëndroj jashtë formacioni, por në fund zgjedhjet i takojnë trajnerit. Përveç Mesit, çdo futbollist tjetër ka diçka gjithmonë për të përmirësuar. Unë personalisht kam këmbën e djathtë, edhe pse është e vështirë.

Në fakt me Kukësin ende nuk keni gjetur rrugën e rrjetës në kampionat? Lidhet më shumë me pozicionin tuaj në fushë?

Akoma, por shpresoj që të vijë sa më shpejt, pasi e kam kërkuar. Në disa raste kam qenë i pafat, dhe ndoshta edhe nga pozicioni në fushën e lojës. Uroj që të mos ta shënoj si Musolli pas 200 ndeshjesh (qesh).

Ku do t’u shohim në sezonin e ardhshëm? Keni pasur oferta nga ekipet e Superiores apo jashtë?

Kam ende edhe 1 vit e gjysmë kontratë, dhe do të shohim. Dëshira është që të luaj jashtë, por kjo mbetet për t’u zbuluar në të ardhmen.

Related posts

Tuchel: Buffon? Ne do të shohim…

Sadik.Autor

SHERR ME KUNDËRSHTARIN/ Ibrahimovic jep “show” në fundin e ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

MILAN RREZIKON ZONËN CHAMPIONS/ Juventus gati të rrëmbejë “shtyllën” e “kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment