Sport

Masteri i Montekarlos, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

Grigor Dimitrov-Rafael Nadal dhe Kei Nishikori-Alexander Zverev janë dy çiftet gjysmëfinaliste të turneut Masters të Montekarlo për meshkuj në tenis, turneu i parë i madh në fushat me dhè. Pas eliminimit të Novak Djokovic, tenistet e tjerë “big” nuk kanë zhgënjyer, aq sa në gjysmëfimnale janë kualifikuar 3 nga “top-5” tenistët më të mirë në botë.

Rafael Nadal, numri 1 në botë, mundi sot në mbrëmje me lehtësi 2-0 austriakun Dominic Thiem me rezultatin 2-0 (6-0, 6-2), një fitore “flash” e spanjollit, që është edhe kandidati kryesor për ta fituar për të 11-n herë këtë turne. Spanjolli është kampion në fuqi i këtij turneu dhe i nevojitet fitorja për të ruajtur kreun e rendtjes.

Përballë Nadal në gjysmëfinale do të jetë gjermamni Alexander Zverev, që në çerekfinale mposhti sot francezin Richard Gasquet me shifrat 2-1 (6-4, 2-6, 5-7). Fitore me përmbysje e Zverev, një kërcënim real për Nadal në ndeshjen e ardhshme. Në ndeshjet e tjera çerekfinale, bullgari Grigor Dimitrov eliminoi 2-0 belgun David Goffin (6-4, 7-6), ndërsa japonezi Kei Nishikori eliminoi kroatin Marin Cilic, pas fitores 2-1 (6-4, 6-7, 6-3).

Related posts

FUTBOLLISTI I TIRANËS I PAFAT/ Dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi me Kombëtaren mbrojtësi…

Delo.autor

PO RONALDO? Lionel Messi zgjedh 5 futbollistët më të mirë (FOTO)

F.autor

MPOSHTET NË STAMBOLL/ Shqipëria i dhuron fitoren Turqisë

Delo.autor

Leave a Comment