Futboll

Inter përgatit lëvizjen shokuese për mesfushorin e Real Madridit

Mesfushori kroat Mateo Kovaçiç do të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të sezonit 2017/2018 dhe Interi po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të tij në verë. 23-vjeçari u aktivizua në minutën e 81’ në fitoren 3-0 ndaj Juvenusit, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në “Allianz Stadium”.

Kroati arriti një shifër jubilare në Torino, 100 ndeshje me fanellën e kampionëve të Evropës. Pas ndeshjes, Kovaçiç u pa duke mbajtur fanellën e vërtetë me numrin 100 në shpinë sëbashku me shokët e tij brenda dhomës së zhveshjes. Ai arriti në “Santiago Bernabeu” nga Inter në verën e vitit 2015, por asnjëherë nuk ka qenë zgjedhje e parë në Madrid.

Këtë sezon, Kovaçiç ka filluar në vetëm gjashtë ndeshje në kampionat dhe ka rënë poshtë në renditje pas Luka Modriç, Toni Kross dhe Casemiro. Gjigandët e La Liga po kërkojnë të largojnë disa nga lojtarët e tyre dhe mesfushori është një nga kandidatët, që është vendosur të largohet nga klubi pas kësaj fushate.

Interi është i vetëdijshëm për situatën e ish-lojtarit të tij në Real. Megjithatë, ata nuk janë në gjendje të garantojnë një lëvizje të përhershme dhe gjasat e Interit për të nënshkruar me Kovaçiç do të rriten, nëse kualifikohen për sezonin e ardhshëm në Champions League.

Related posts

REKORDET E JASHTËZAKONSHME/ Me tripletën ndaj Betisit, Mesi kalon Ksavin dhe arrin Iniestën

Delo.autor

ZYRTARE/ Fitoi 9 trofe me Mançester Sitin, futbollisti vendos të qëndrojë deri në vitin…

F.autor

SERIE A/ Parma “shtang” Milanin duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale, Interi bën detyrën në San Siro

F.autor

Leave a Comment