Moto GP

Valentino Rossi gati për Argjentinën: Pistë e përshtatshme për Yamaha-n

Gara e radhës së Botërorit të Moto GP do të zhvillohet ditën e diel në Argjentinë, një pistë që mund të jetë e përshtatshme për motorin Yamaha. Kështu shpreson piloti italian Valentino Rossi, që sot ka mbërritur në shtetin amerikano-latin, ku synon një tjetër podium.

Një vit më parë, dy pilotët e Yamaha u renditët në dy vendet e para të podiumit, gjë që ata synojnë ta përsëritin edhe këtë vit. “Është e rëndësishme që rezultatet tona të kenë vijueshmëri, që të ngjitem sërish në podium dhe në fund të synoj titullin”, tha Rossi.

Vjet u paraqitëm mirë në pistën argjentinase, madje mund të them se ishte gara më e mirë e Yamaha për vitin 2017. Por sot rivalët tanë janë më të shpejtë, ndaj do të jetë një betejë e fortë në pistë. Motori ynë zakonisht në këtë pistë përshtatet mirë, ndaj besojmë se do të jemi pretendentë edhe pse gjithnjë ka surpriza”, u shpreh piloti italian Valentino Rossi. Gara e radhës zhvillohet në pistën e Termas de Rio Hondo.

Related posts

ROSSI I ZHGËNJYER NGA “YAMAHA”/ Prej një viti ngre zërin, por s’më dëgjon njeri

Sadik.Autor

Rossi: Vendi i tretë maksimumi, kam nevojë për ndihmën e motorit

Sadik.Autor

Maverick Vinales: Yamaha më e mirë në garë se sa në teste e prova

Sadik.Autor

Leave a Comment