Futboll Seria A Sport

Inter, zbulohen 10 emrat e Ausilio për Champions League

Nga Arturo Vidal te Verdi, duke kaluar për nga De Vrij dhe Kovacic: këta janë dhjetë lojtarët që janë vënë në shënjestër nga drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, për sezonin e ardhshëm.

LAUTARO MARTINEZ (Sulmues, 20 vjeç)

I blerë nga Racing Club

STEFAN DE VRIJ (Mbrojtës, 26 vjeç)

Do të kalojë tek Inter me kosto zero nga Lazio

KWADWO ASAMOAH (Mbrojtës, 29 vjeç)

Do të kalojë tek Inter me kosto zero nga Juventus

WILLIAM CARVALHO (Mesfushor, 26 vjeç)

Mesfushor i Sporting Lisbonës me një klauzolë për prishjen e kontratës mes 40 dhe 45 milionë euro, shumë kjo që duhet paguar brenda qershorit. Inter, këtë vit, e ka ndjekur shpesh dhe kishte menduar për të edhe janar, por më pas ka kuptuar se operacioni ishte i pamundur. Por konkurrenca është shumë e ashpër, sepse 26-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e City-it, përveçse ka marrë dy oferta nga West Ham dhe Kina.

NICOLO BARELLA (Mesfushor, 21 vjeç)

Pëlqehet shumë për temperamentin e tij: Cagliari kërkon 40 milionë, duke përfshirë edhe bonuset, dhe ka dëshirë ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm. Mangësia qëndron te mungesa e eksperiencës ndërkombëtare, por e ardhmja është në favor të tyre.

BRYAN CRISTANTE (Mesfushor, 23 vjeç)

Për këtë të fundit, i cili kërkohet edhe nga Juventus me Roma-n, Inter mund të shfrytëzojë miqësinë që ekziston mes familjes Percassi dhe Zhang. Vlera e lojtari ka tejkaluar 30-35 milionë euro dhe nuk bëhet fjalë për një operacion të lehtë.

SIMONE VERDI (Sulmues, 25 vjeç)

Do të ishte një përforcim për sulmin, një lojtar që mund të luajë në të dy krahët e raportit të avancuar, por edhe si fantazist. Bologna e vlerëson 23 milionë euro dhe për të vazhdojnë të interesohen Napoli dhe Roma, ashtu si edhe dy klube jo italianë.

ARTURO VIDAL (Mesfushor, 30 vjeç)

Mesfushori i Bayern Munich ka vetëm një vit kontratë me bavarezët dhe mund të jetë një goditje shumë e mirë për zikaltrit. Problemi qëndron te rroga 7 mln euro që kiliani merr në Gjermani.

KEVIN STROOTMAN (Mesfushor, 28 vjeç)

Emri i mesfushorit të Roma-s ka filluar të qarkullojë kohët e fundit, por klauzola 45 milionë euro nuk është e ulët. Është një opsion sepse Inter ka një marrëdhënie shumë të mirë me “Seg”, kompania që e përfaqëson dhe me të cilën ka punuar për arritjen e marrëveshjes me De Vrij.

Related posts

EURO 2021/ Maqedonia i shuan ëndrrën Kosovës, “dardanët” shpërthejnë në lot

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Drejtuesi i Barcelonës: Në garë për Haaland? Para nesh blinin lojtarë pa ditur nëse…

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Befasohet PSG, ylli do të largohet me kosto zero në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment