Futboll Seria A Sport

Guardiola i telefonon Sacchi-t: Napoli i Sarri-t është një spektkakël

Admirimi i Pep Guardiola kundrejt Napoli-t është i vërtetë. Trajneri i Manchester City, që është përballur me skuadrën e Sarri-t në këtë edicion të Champions League, i ka rrëfyer Arrgio Sacchi-t vlerësimin që ai ka për lojën e “axurrëve”:

“Teksa po ndiqja Cagliari-Napoli, më ka marrë në telefon Guardiola dhe më ka thënë ‘Sa mirë që luan? Ky Napoli është një spektakël?’. Ka mbetur i befasuar edhe ai”, ka thënë ish-trajneri për “Radio Kiss Kiss”.

Vetë Sacchi ka bërë më pas një koment mbi ndeshjen që do të luhet të dielën e ardhshme në Torino mes Juventus dhe Napoli-t. “Nga njëra anë është një skuadër e mësuar të fitojë, me një trajner me mentalitet italian që e bën shumë mirë punë e tij”.

“Nga tjetra është Napoli, që nuk ka historinë dhe buxhetin e Juventus, por po lufton për titullin falë lojës së bukur”, ka thënë Arrigo Sacchi.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për AKT TERRORIST: I gjithë shteti mobilizohet për Izraelin

Isa.Autor

DERBI I ANGLISË/ “Djajtë e Kuq” mposht me përmbysje Manchester Cityn

Delo.autor

Rekord historik/ Tetë klube shqiptare marrin pjesë në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment