Futboll La Liga Sport

Ish- lojtari i Real Madrid, dështoi si futbollist, por po triumfon si këngëtar

Një nga blerjet më të shtrenjta të shekullit të 20-të, ishte Elvir Baljic i cili u ble nga Real Madridi, por nuk pati sukses në botën e futbollit.Boshnjaku arriti te Real Madridi në sezonin 1999 për 21 milionë euro. Tani ai është 43 vjeç dhe ka filluar të pëlqehet shumë si këngëtar i muzikës popullore në vendin e tij, Bosnje.

Elvir Baljic shkoi në Real Madrid në vitin 1999, i pagëzuar si ‘Rivaldo i ri’. Driblimet, goditja me këmbën e tij të majtë, gjuajtjet e lira, e bën atë shumë të ngjashme me lojtarin brazilian.Po vinte në Spanjë me shumë bujë në atë kohë. Por një dëmtim i rëndë nuk e la të futej mirë në ekipin e Real Madridit, pasi më vonë kishte pak minuta.

Në atë kohë Real Madridit i shkuan dëm 3.500 milionë peseta (21 milionë euro). Ky çmim e bëri atë lojtarin e dytë më të shtrenjtë të Real Madridit në shekullin e 20, pas Anelkas që u ble po atë vit.

Këto ishin shifra të papaguara nga Real Madridi në atë kohë, por pas vitit 2000 kur u ble Luis Figo, u bën normale, shkruan tg.

Ai u huazua në Fenerbahce, pastaj edhe te Rayo Vallecano. Ai luajti në Turqi edhe për Galatasarayn.
Pavarësisht se ishte një nga lojtarët më të mirë në historinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, me 14 gola në 38 ndeshje, ai e mbylli karrierën në Instalbulspor në sezonin 2008-2009. Ai tani 43 vjeç po triumfon në Bosnje si këngëtar i muzikës popullore klasike.

Related posts

(FOTO) Arsenal-Bournemouth, njihuni me formacionet e mundshme

Q.Autor

REKORDI/ Dymbëdhjetë shënues, Chelsea kampion i gjeografisë së golave

Delo.autor

PAMJET/ Përcjellja në banesën e fundit e Pele, legjenda braziliane do të varroset në katin e nëntë

F.autor

Leave a Comment