Futboll Premier League

Ja çfarë mendoi Van Nistelrooy për Ronaldo, kur e pa për herë të parë te United

Ruud van Nistelrooy mendoi se Cristiano Ronaldo po “ëndërronte me sy hapur” kur portugezi, atëherë i ri në moshë, i tha se synonte të bëhej futbollisti më i mirë i planetit te Manchester United.

Ronaldo shënoi në ndeshjen e dhjetë radhazi në Champions League, duke thyer rekordin e ish-shokut të skuadrës Van Nistelrooy, që kishte shënuar në nëntë ndeshje radhazi.

Ish-sulmuesi holandez pranon se nuk kishte ndonjë simpati të madhe për “CR7”, kur ky i fundit mbërriti në “Old Trafford” dhe mendonte se ishte një “lodër” e ish-ndihmësit të Ferguson, Quieroz.

“Ai na tha se donte të bëhej lojtari më i mirë në botë. Në fillim i thashë: Ok, djalë, vazhdo ëndërro me sytë hapur. Në fillim mendova se vetëm Queiroz e pëlqente dhe e donte në ekip, por mënyra si punonte dhe si kombinonte talentin me përkushtimin e bëri menjëherë të rëndësishëm për Manchester United,” – tregoi Van Nistelrooy.

“Në fillim nuk kisha një mendim të mirë për të, por tani jam i bindur që Ronaldo është fantastik,” – përfundoi holandezi.

Related posts

Granit Xhaka i “uritur” për sukses: Gati për të vazhduar ëndrrën në Botëror (FOTO)

Isa.Autor

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË KAMPIONATIN TURK/ Rroca i papërmbajtshëm, ish-mesfushori i Kukësit realizon dopietë për 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENA BARCELONA-GRIEZMANN/ Drejtuesit e Atleticos kanë në dorë provën që fundos “katalanasit”

Delo.autor

Leave a Comment