Futboll Premier League Sport

Formacioni historik i Wengerit te Arsenali

Tre tituj të Premier League dhe shtatë FA Cup janë rezultat i punës 22 vjeçare të Arsene Wenger në krye të Arsenalit.
Trajneri francez sot përmes një komunikate për shtyp, ka njoftuar se në fund të sezonit aventura e tij e gjatë te Arsenali do të përfundojë.

Përgjatë këtyre viteve, Wenger ka arritur që një herë ta dërgojë deri në finale të Ligës së Kampionëve Arsenalin, duke u mposhtur 2:1 nga Barcelona.

Në këto 22 vite, shumë yje kanë kaluar nëpër duart e Wenger te Arsenal.

‘AS’ ka bërë formacionin historik me lojtarët më të mirë që Wenger ka punuar te Arsenal: David Seaman, Ashley Cole, Martin Keown, Kolo Toure, Bacaryn Sagna, Patrick Vieira, Cesc Fabregas, Frederic Ljunberg, Robert Pires, Denis Bergkamp, Thierry Henry.

Related posts

PAS NJË PASIMI NGA GERVINHO/ Kulusevski mesazh Sarrit, ndëshkon Atalantën dhe kërkon ndjesë (VIDEO)

Delo.autor

VLEJNË MBI 100 MILIONË EURO/ Real Madrid piketon dy talente të së ardhmes, shkëlqyen edhe në Botëror

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Eriksen plus 20 milionë euro, Inter gati të afrojë në Milano yllin e Realit…

Delo.autor

Leave a Comment