Futboll Sport

Ja si do të transformohet Botërori për Klube…

Botërori për Klube, ashtu si e njohim deri tani, është i destinuar të zhduket. FIFA po studion një format për një veprimtari të re me 24 klube, që do të zhvillohet në qershor, një herë në katër vjet si Kupa e Botës, duke nisur nga viti 2021. Kjo do të bëhet për të rritur të ardhurat dhe për të shmangur diferencat mes ekipeve pjesëmarrëse, të vëna re në edicionet e fundit.

Hipoteza e Infantino është me 24 ekipe të ndara në 8 grupe me nga 3 ekipe, ku do të kualifikohen vendet e para, që më pas do të ndeshen në çerekfinale, e kështu me radhë në gjysmëfinale dhe finale. Secila prej ekipeve pjesëmarrëse do të luante të paktën dy ndeshje dhe pesë ndeshje maksimumi (dy finalistet).

Europa do të ketë 12 ekipe, katër do të jenë katër ekipet fituese të katër edicioneve të Champions League në katër vjet, katër finalistet dhe katër ekipet e renditura më mirë në klasifikimin e UEFA-s.

Amerika e Jugut do të ketë pesë skuadra, Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut nga dy ekipe. Ekipi i 24-t do të jetë klubi kampion i vendit që do të presë veprimtarinë.

Turneu do të zgjatë tre javë, nga 10 qershori deri në fund të këtij muaji. Flitet se Kina do të jetë vendi i parë organizator.

 

Related posts

Arsenal-City, në “Wembley” luhet finalja e Kupës së Ligës

Q.Autor

SHËNON SËRISH GOLIN E AVANTAZHIT/ Juventusi e kthen epërsinë ndaj Cagliarit

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Një talent i Milanit po “çmend” Europën, ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment