Futboll Sport

Burnley-Chelsea, vendasit nuk humbasin në mesjavë

Sezoni i jashtëzakonshëm i Burnley ka vazhduar të shtunën e kaluar, kur ata kanë mundur 2-1 skuadrën e Leicester në shtëpi, duke marrë fitoren e pestë radhazi në Premier League. Burnley mban vendin e shtatë në renditje, dy pikë larg Arsenal. Një ecuri mbresëlënëse, duke parë se ata jepeshin si një nga ekipet favorite për të rëndë nga kategoria në fillim të sezonit. Për më tepër, Burnley nuk humbet një ndeshje të kampionatit që nga 10 shkurti i kaluar.

Të enjten në mbrëmje, ata do të përballen me Chelsea-in, i mundur 3-2 nga ekipi i Dyche në javën hapëse të kampionatit anglez. Skuadra e Conte-s do të vijë në këtë takim pas fitores së marrë të shtunë, por nuk ka qenë një arritjr e lehtë për “Blutë”. Ata kaluan në disavantazh të dy golave ndaj Southampton dhe arritën të përmbysnin gjithçka vetëm falë paraqitjes së shkëlqyer të Olivier Giroud, i aktivizuar në pjesën e dytë.

Edhe ndeshja që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, në “Turf Moor”, nuk do të jetë aspak e lehtë për londinezët, të cilët kanë humbur tre nga katër takimet e fundit që kanë luajtur larg shtëpisë. Një ecuri kjo që ka ardhur kryesisht nga paraqitja zhgënjyese e mbrojtjes, e cila ka pësuar nëntë gola në këto katër ndeshje. Chelsea ka shënuar gol në shtatë nga 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë, por kanë arritur ta mbajnë të paprekur rrjetën e portës në vetëm dy nga këto takime.

Shifra dhe Fakte
– Chelsea ka fituar katër nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Burnley, por ka marrë vetëm një fitore në katër takimet e fundit, duke humbur 3-2 të fundit në javën hapëse të këtij sezoni të Premier League.
– Ajo fitore e Burnley në fazën e parë ka qenë e para në kategorinë kryesore të Anglisë kundër Chelsea që nga 1973-shi.

– “Blutë” kanë shënuar në shtatë takimet e Premier League që kanë luajtur kundër Burnley; vetëm kundër Wigan (16), Derbu dhe Potsmouth (14), ata kanë një ecuri më të mirë shënimi në kampionat.
– Burnley nuk ka humbur asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier League që ka luajtur në mesjavë, duke marrë katër fitore dhe 3 barazime.

Related posts

E BUJSHME/ Panucci drejt largimit nga Kombëtarja shqiptare, i del emri në Serinë A

Delo.autor

SFIDA ME PARTIZANIN/ Te Vllaznia rikthehet një lojtar i rëndësishëm. Ja zgjedhjet e trajnerit Brdariç ndaj të kuqve

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Deschamps rikthen sulmuesin e Man Unitedit në kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment