Champions League Futboll Sport

James: Duam të kualifikohemi në finale, nuk kam asgjë me Zidanin

James Rodriguez mendon se Bayern Munich ka skuadër për ta përmbysur rezultatin kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi fitoi 2-1 betejën e parë në “Allianz Arena” dhe që Bayern Munich të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve, duhet të fitojë me rezultat 0-2 në “Santiago Bernabeu”, apo edhe 1-2 për ta dërguar sfidën në vazhdime dhe për të përcaktuar fatin e dyja skuadrave nga penalltitë.

James bëri paraqitje fantastike në ndeshjen e parë. Ai në konferencë për media u pyet për marrëdhëniet me Zinedine Zidane, që e largoi nga Madridi.

“Nuk kam asgjë kundër Zidanit, janë vetëm ndjenjat e nervozizmit. Skam asgjë as kundër tij e as kundër klubit”, u shpreh James.

“Dua vetëm të bëj paraqitje sa më të mirë për të kaluar këtë fazë që të luajmë në finale. Unë dhe shokët duam të japim më të mirën, me të vërtetë duam të arrijmë në finale”, u shpreh James.

“Duhet të bëjmë ndeshje të mirë dhe të jemi efikas, të shënojmë gola, diçka që nuk e bëmë në sfidën e kaluar”, theksoi mes tjerash mesfushori kolumbian.

Related posts

THYHET MË NË FUND MAN.CITY/ Arteta nuk e fsheh gëzimin: Mposhtëm ekipin më të mirë në botë

F.autor

PRAPASKENA/ De Biazi: Ja si më “MALLKOI” DUKA dhe pse nuk e mora drejtimin e Italisë

Isa.Autor

LAZIO NË KRYE TË SERIE A PAS 20 VITESH/ Igli Tare: Nuk duhen polemika për kalendarin

Delo.autor

Leave a Comment