Futboll Sport

Trajneri Mirel Josa nuk ia del, Drita kampione e Kosovës

Drita është shpallur kampione e Kosovës pas barazimit 0-0 me Prishtinën në stadiumin “Shani Haxhiislami” duke fituar titullin pas 15 vitesh. Trajneri Mirel Josa nuk arriti të siguronte titullin me kryeqytetasit edhe pse ky ishte objektivi i tij kur nënshkroi kontratën. Prishtinës i duhet një fitore me tre gola diferencë për të ngritur lart trofeun më prestigjoz në Kosovë, ndërsa Drita ishte e avantazhuar, pasi edhe nëse humbiste me dy gola sërish titulli do të shkonte për ta. 45’ minutatat e para u mbyllën në barazim pa gola.

Dirta pati një shans të shkëlqyer me Endrit Krasniqin, që u gjend i vetëm përballë portierit të Prishtinës, Visar Bekaj, por nuk e shfrytësoi këtë mundësi pas dy minutash lojë. Debatik Curri, ‘tradhtoi’ shokët e ekipit duke e lënë Prishtinën me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Xhevdet Shabanit kur ishte mbushur gjysmë ore lojë. Pavarësisht rasteve të rrezikshme ekipet iu drejtuan dhomës së zhveshjes me rrjeta të paprekura.

Në të dytën, Prishtina është ekipi që sulmon më shumë, pasi ka nevojë për fitoren për të fituar titullin dhe për më tepër me goleadë. Në këtë pjesë loja bëhet më e bukur me ekipet që mendojmë vetëm për sulm, por mungon efikasisteti përpara portës, me portierët protagonistë. Pavarësisht rasteve të rrezikshme ndeshja mbyllet me barazim dhe Drita shpallet kampione duke e përfunduar sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 javëve, regjistroi 18 fitore, 13 barazime dhe vetëm dy humbje.

Related posts

Granit Xhaka e merr numrin e tij të preferuar në fanellë te Arsenali

Sadik.Autor

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Trajneri i Kosovës publikon listën për LIGËN E KOMBEVE (FOTO)

Isa.Autor

Paguan 800 mijë euro gjobë, Mourinho i shpëton burgut

Sadik.Autor

Leave a Comment