Futboll Seria A Sport

Joao Miranda: Jam mbrojtësi më i mirë në …

Joao Miranda nuk e njeh modestinë. Mbrojtësi i Interit dhe i pëfaqësueses së Brazilit në një deklaratë të fundit për kanalin zyrtar të klubit zikaltër, u shpreh se mbetet mbrojtësi më i mirë i Serisë A.

“Jam shumë i sinqertë në ato që them: për eksperiencën që kam dhe gjithçka tjetër, mendoj se jam mbrojtësi më i mirë në Serinë A.”

Ish-mbrojtësi i Atleticos së Madridit vlerëosn shumë trajnerin Lucciano Spalletti, me të cilin ndihet komod, pasi komunikojnë shumë sa i përket anës taktike.

“Me Spallettin flas shpesh kur analizojmë video të ndryshme, por edhe gjatë stërvitjes. Ai është një trajner i zoti dhe më pëlqen fakti që dëshiron të fitojë gjithmonë. Edhe unë kështu jam gatuar, dua të fitoj çdo takim. Për mua ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës dhe nuk e mbaj mendjen te sfida e kaluar.”

Related posts

DRIDHET JUVENTUSI/ BAYERNI ofron 100 milionë euro për “MAGJIKUN BARDHEZI”

Isa.Autor

ZYRTARE/ Komiteti Olimpik autorizon kandidimin e Italisë për Lojërat Dimërore 2026

Isa.Autor

Sergio Busquets në dyshim për ndeshjen çerekfinale të Barcelonës në Champions

Q.Autor

Leave a Comment