Futboll Sport

Skuadra siguron kalimin në Serie B, vjen reagim i papritur i Del Pieros

Skuadra e parë që ka siguruar matematikisht kalimin nga Serie C në Serie B ka qenë Padova e trajnerit Perpaolo Bisoli.

Trajneri 51-vjeçar, që ka marrë drejtimin e ekipit vitin e kaluar, ka arritur të sigurojë ngjitjen në kategorinë e dytë të futbollit italian dy javë para fundit të kampionatit falë humbjes së pësuar nga Reggiana në fushën e Albinolefe.

Kthimi në Serie B pas katër vitesh, gjatë të cilëve Padova kishte përfunduar në kategorinë e amatorëve, është festuar edhe nga Alessandro Del Piero, i cili ka luajtur me këtë ekip nga 1991-shi deri në 1993-in para se të transferohej tek Juventus.

Ish-kapiteni i bardhezinjve e ka festuar këtë arritje me një mesazh të postuar në profilin e tij në Twitter.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Lewandowski injoron rekordin e CR7, tregon si mundet Barcelona

Delo.autor

SULMUESI KËRKON LARGIMIN NGA REAL MADRID/ 25-vjeçari arrin marrëveshjen me klubin e ri…

Delo.autor

E FUNDIT/ Partizani shkarkon trajnerin Sulejman Starova

Q.Autor

Leave a Comment