Champions League Futboll

Jupp Heynckes: Për të fituar Champions, duhet të luajmë më mirë se kemi bërë deri tani

Bayern Munich ka fituar për herë të gjashtë radhazi titullin në Bundesliga, gjatë fundjavës së kaluar, pas fitores 4-1 në Augsburg. “Patjetër që jam i kënaqur, por kur erdha te Bayern titulli kampion nuk ishte prioriteti ynë, duhet të bëjmë mirë në Champions dhe për të bërë mirë në këtë veprimtari duhet të luajmë më mirë se kemi bërë deri në këtë pikë të sezonit,” – këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Bayern Munich, Jupp Heynckes, në prag të ndeshjes kundër Sevilla në çerekfinalet e Champions League, ku pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Spanjë, bavarezët janë me një këmbë në gjysmëfinale.

“Në ndeshjen e parë arritëm një fitore shumë të rëndësishme, por e kemi parë dhe riparë disa herë ndeshjen dhe kemi dalë në përfundimin që patëm fat sepse rezultati më i drejtë do të ishte barazimi. Ky është futbolli është gjithmonë e rëndësishme të shënosh golin e parë dhe skuadra ime ka meritën se përmbysi gjithçka.”

Në lidhje me titullin kampion, Heynckes shtoi: “Ky sukses na shijoi të gjithëve, por mbi të gjithë atyre që nuk e kishin fituar kurrë më parë si Niklas Sule, Sebastian Rudy, James Rodriguez dhe Sandro Wagner. Kur unë isha futbollist fitova disa trofe, por ai që më pëlqente më shumë ishte kampionati (katër herë kampion me Borussia Monchengladbach). Ky sukses na jep mundësinë të mund të përqendrohemi te Champions League, ku nëse luajmë me pasion, ritëm dhe agresivitet mund të arrijmë tre fitoret që na duhen për të shkuar në finale,” – përfundoi trajneri i Bayern.

Related posts

EKIPI DREJT SHPËRBËRJES PAS VENDIMIT TË CAS/ Ja dilemat e sezonit të ri të Skënderbeut

Delo.autor

Zyrtare: Dortmundi bën një supertransferim

Q.Autor

Mundësi e shkëlqyer për norvegjezët, Strakosha mban portën e paprekur

Sadik.Autor

Leave a Comment